12.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

LDK-ja dorëzon kallzime penale kundër drejtorëve të Komunës së Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka dërguar në prokurori tre kallzime penale me pretendime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të autoriteteve komunale të Komunës së Prizrenit.

Ashtu siç kishte paralajmëruar Dega e LDK-së, në konferencën e mbajtur javën e kaluar, sot janë denoncuar edhe zyrtarisht në Prokurorinë Themelore në Prizren, Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Adem Morina, Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj dhe Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Bërbuqe Krasniqi-Berisha, për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Në një situatë ku komuna e Prizrenit, si një entitet publik, kryen ndërtime pa leje në prona publike është shqetësuese dhe shkelje e rëndë e ligjit. Kjo sjellje jo vetëm që çon në një mungesë të respektimit të rregullave themelore të ndërtimit, por gjithashtu shkel të drejtat dhe interesat e përgjithshme të qytetarëve. Kur një institucion publik si komuna e Prizrenit, që detyrohet me ligj të jetë shembulli i zbatimit dhe respektimit të ligjshmërisë, vetë kryen ndërtime pa leje në prona publike, kjo bëhet jo vetëm skandaloze dhe shkelje e ligjit por edhe kritike për besueshmërinë dhe integritetin e institucionit.

Ndërtimet pa leje nga vetë komunat, krijojnë precedentë të rrezikshëm duke rritur ndjeshmërinë e qytetarëve ndaj drejtësisë dhe zbatimit të ligjit në përgjithësi.

Këto veprime janë skandaloze jo vetëm për shkeljen e ligjit, por edhe për kundërshtinë e dukshme mes sjelljes së institucioneve publike dhe kërkesës së tyre për respektim të ligjit nga qytetarët. Për LDK-në është e papranueshme dhe e dënueshme kultura abuzive e qeverisjes aktuale ne Prizren.

Më konkretisht, kallëzimet penale janë bërë për rastet e listuara më poshtë:

 

Drejtoria e Shëndetësisë,

Ndërtimi i aneksit në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Reqan.

Mbikëqyëse e projektit si person përgjegjës-zyrtar është : Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë zj.Bërbuqe Krasniqi-Berisha.

2. Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës,

Ndërtimi i aneksit në SHFMU “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë,

Mbikëqyrëse e projektit si person përgjegjës-zyrtar është: Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës zj. Luljeta Veselaj Gutaj.

3. Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Ndërtimi i “Qendrës së Rinisë” në fshatin Romajë.

Mbikëqyrës i projektit si person përgjegjës-zyrtar është: Drejtori i Drejtorisë së Rinisë Kulturës dhe Sportit z. Adem Morina

Më Shumë

Shoqata e Prokurorëve reagon ashpër pas kërcënimit të u.d të kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me forcë kërcënimet e drejtuara ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu. Në...

Edhe një trofe në koleksionin e KBF Bashkimi

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj priti sot kampionet e KBF Bashkimi, të cilat pas një paraqitjeje mbresëlënëse në finalen e Superkupës arritën të triumfojnë...

Lajmet e Fundit