7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Lëkundje në PDK. E hëna, speciale e Hashim Thaçit!

E hëna, do të jetë një ditë speciale për liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Nga kjo ditë, do të varet shumë edhe e ardhmja e tij politike. Zotimi që ka marrë para bashkësisë ndërkombëtare, sidomos para amerikanëve për formimin e Gjykatës Speciale, do të ndikojnë shumë edhe në të ardhmen e tij politike.

Edhe pse publikisht nga PDK thanë se i kanë bërë numrat për formimin e Gjykatës Speciale, burime brenda partisë më të madhe në vend thonë se ende asgjë nuk është e sigurt.

“Edhe pse Hashim Thaçi është i bindur se i ka mbledhur votat e mjaftueshme për kalimin e amendamentit kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, ende kjo nuk është 100 % e sigurt. Ka luhatje të sërishme të disa deputetëve”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, deri të hënën mund të ketë lëvizje të sërishme.

“Katër- pesë deputetë në asnjë formë nuk do ta votojnë Specialen, ndërkaq disa të tjerë ende kanë dilema. Asgjë nuk i dihet deri të hënën. Mund të ketë ndryshime”, ka thënë ky burim.

Zyrtarisht askush në PDK nuk ka dashur që të komentoj lëvizjet e mundshme të qëndrimeve të deputetëve për Gjykatën Speciale.

Sidoqoftë, Adem Grabovci, shef i deputetëve të PDK-së edhe dje ka deklaruar se PDK i ka numrat dhe se të hënën do të kaloj amandamenti kushtetues, që i hap rrugës për themelimin e Gjykatës Speciale.

Qeveria e Kosovës, të premten e riprocedoi në Kuvend amendamentin kushtetues. Vetëm pak orë pas këtij vendimi i Qeverisë, u mbledh Kryesia e Kuvendit, e cila pa prezencën e opozitës vendosi që të hënën në ora 10:00 të mbajë seancë, ku do të votohet sërish për Gjykatën Speciale.

Në anën tjetër, partitë opozitare kanë vlerësuar se riprocedimi i amendamentit kushtetues nga ana e Qeverisë, është shkelje e demokracisë në vend dhe e vendimeve të institucionit më të lartë qeverisës në vend- Kuvendit.

Para më shumë se një muaji, Kuvendi i Kosovës kishte dështuar që ta votonte amendamentin kushtetues. Ishin pikërisht 13 deputetë të PDK-së ata që i thanë jo Gjykatës Speciale. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Policia ndalon një të ri në Prizren, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit

Një kontroll rutinë i policisë në komunikacion ka rezultuar me procedim penal ndaj një të riu në Prizren, i cili dyshohet për drejtim të...

Lajmet e Fundit