8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Sivjet vetëm një rast i infektuar me ethe hemorragjike

Këshilli ndërministror për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike Krime Kongo në Kosovë ka raportuar se përkundër rasteve të pickimeve të rriqrave në komunat më endemike për ethe hemorragjike si Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Klinë, është shënuar vetëm një rast me ethe hemorragjike, i cili është trajtuar me sukses.

Në një mbledhje të këtij këshilli, të kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, përfaqësues nga ministritë e caktuara, agjencitë që përfaqësohen dhe përfaqësuesit e komunave endemike, raportuan për masat që janë ndërmarr sivjet me qëllim të ballafaqimit sa më të suksesshëm me raste eventuale të etheve hemorragjike Krime Kongo.

Ministri Rrahmani tha se fakti që në këtë vit kemi vetëm një rast të infektimit, tregon se strategjia e përdorur nga ky këshill për luftimin e etheve hemorragjike ka qenë efikase.

“Ne duhet të vazhdojmë punën tonë duke i përdorur të gjitha mjetet e mundshme për të luftuar ethet hemorragjike, me qëllim që qytetarët e komunave endemike të mund të lëvizin dhe kryejnë aktivitetet e tyre të sigurt”, tha ministri Rrahmani.

Në bazë të raportimit të dr. Jusuf Dedushajt, përfaqësues i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, lidhur me situatën epidemiologjike në komunat më endemike për ethe hemorragjike si Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Klinë, u tha se për këtë vit janë shënuar 2.300 pickime, me vetëm një rast me ethe hemorragjike, i cili është trajtuar me sukses.

Në takim u raportua për aktivitetet e edukimit dhe vetëdijesimit shëndetësor të ndërmarra në komunat më të rrezikuara nga ana e IKSHP-së, masat e repelimit të shtazëve dhe dezinsketimit të shtazëve nga ana e Agjencisë të Ushqimit e Veterinës, aktivitetet e dezinsektimit selektiv nga Komuna e Malishevës dhe Komuna e Rahovecit, si dhe aktivitetet e tjera të ndërmarra edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe nga Ministria e Bujqësisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Lajmet e Fundit