6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Lëndohet një punëtor në Suharekë

Një 57-vjeçar është dërguar në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, pasi ishte lënduar teksa po punonte me vinç.

Sipas tij një kapak metali i kishte rënë në krah, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjendja shëndetësore e tij është e mirë dhe ai është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe organet e rendit, me ç’rast njësitet policore kanë intervistuar 57-vjeçarin.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Lëndim aksidental’.

Më Shumë

Malisheva kujton dëshmorët Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në 27-vjetorin e rënies, në Malishevë janë përkujtuar dëshmorët e kombit Jahir Mazreku, Hysen dhe Maliq Sopaj, si dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë...

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Lajmet e Fundit