37.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Për pesë ditë, 15 mijë qytetarë nënshkruajnë peticionin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti

Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar brenda pesë ditëve peticionin, përmes së cilit kërkohet tërheqja e kursimeve nga Trusti.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili është iniciues i nismës për ndryshim-plotësimin e Projektligjit për Kursimet Pensionale që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“I fascinuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ai ka publikuar një fotografi me Adnan Jasharin, organizator i peticionit dhe protestave të mbajtura në Prishtinë për lejimin e tërheqjes së Trustit.

“Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës u organizuan dhe për 5 ditë kanë siguruar mbi 15 nënshkrime për Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin”, shtoi Haxhiu.

Kujtojmë se projektligji për Trustin është hedhur në votim në seancën e Kuvendit të 23 qershorit, por nuk kaloi pasi pozita votoi kundër.

Më Shumë

Lajmet e Fundit