Lëndohet rëndë një punëtor në Prizren

Një punëtor është lënduar rëndë derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Prizren.

Dje rreth orës 08:40, një punëtor teksa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Ai është duke u trajtuar në QKUK dhe gjendja shëndetësore aktualisht është stabile.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, gjendja momentale shëndetësore është stabile. Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës, me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Lajmet e Fundit