5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Lëndohet rëndë ylli i Ballkanit, rrezikon edicionin?!

Futbollisti i FC Ballkanit, Arbër Hoxha, ka pësuar një lëndim të rëndë në seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Trepçës ‘89, mëson Gazetasheshi.

Hoxha ka ndjerë dhimbje të mëdha në këmbën e tij të djathtë, derisa është dërguar menjëherë në infermieri.

Ekzaminimet e para mjekësore nuk japin sinjale pozitive për 21 vjeçarin, ndërkohë që gjatë ditëve në vijim priten të bëhen edhe testime të tjera për të mësuar përfundimisht gjendjen e tij.

Sulmuesi i krahut do të mungojë në ndeshjen ndaj Trepçës ‘89 këtë të diele, teksa javën e ardhshme do të dihet saktësisht dignoza e lëndimit të tij.

Ish-futbollisti i Prishtinës ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të skuadrës nga Suhareka këtë edicion, duke luajtur rregullisht në të gjitha ndeshjet kampionale.

Ai këtë sezonë ka realizuar gjashtë gola dhe ka shërbyer njëherë për bashkëlojtarët e tij.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Lajmet e Fundit