18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Letërsi e humbur

Një punë e hershme apo një e lënë në mes nga vdekja, ndonjëherë shkrimtari ndërron mendje dhe nuk dëshiron që shkrimet e tij të bëhen çështje për publikun. Ka vepra të braktisura për arsye nga më të pakuptimta. Nga Markezi de Sade, te Edgar Allan Poe. Nga Franz Kafka te Charles Bukowsky e Stephen King. Ja çfarë librash e panë vonë dritën e botimit ose nuk e panë kurrë…

Nga Suadela Balliu

Vetë libri rrezikon ta vrasë në mënyrë të përsëritur autorin gjatë krijimit”, – kështu shkruan

Michael Chabon në margjinat e romanit të tij të papërfunduar “Fountain City”. “Qyteti Shatërvan” një roman, që e bënte autorin të ndihej se po e fshinte, po e thyente, po e digjte të gjallë, po e rrëzonte nga shkallët…Kështu Chabon luftoi; ai e vrau librin “Fountain City” më 1992-shin. Ajo çka pritje të ishte një vazhdim i romanit të tij të parë “Misteret e Pitsburgut” ishte një njollë e zezë në harddiskun e tij dhe një gjysmë viti pune i çuar dëm…

Sikur Max Brodi të kish dëgjuar mikun e tij të ndrojtur, mosbesues e të munduar psikologjikisht, sot nuk do të kishim pasur fatin të lexonim kryevepra si “Procesi”, “Kështjella”, “Metamorfoza” apo “Amerika”. Megjithëse Franz Kafka iu lut para se të vdiste që ai t’i digjte të gjitha dorëshkrimet e tij, të palexuara dhe pa mbetje, Brodi nuk e mbajti kurrë betimin që i dha mikut në shtratin e vdekjes. Një tjetër mister ky se përse ai nuk guxoi t’i asgjësonte vetë duke ia ngarkuar këtë barrë të rëndë dikujt tjetër. Në mosbindje, Brodi i siguroi mikut të tij, Kafkës, një vend pasvdekjeje mes gjigantëve të letërsisë europiane.

Por thesari i veprave të pabotuara të Kafkës thuhet se përmban me mijëra dorëshkrime të pluhurosura, kartolina, vizatime dhe letra të krijuara nga shkrimtari hebre, i lindur çek, që konsiderohet një prej shkrimtarëve më brilantë dhe revolucionarë të gjuhës gjermane të shekullit 20. Për më shumë se 40 vjet, depoja e madhe e letërsisë së paparë e njëherazi potencialisht të gjallë ka qëndruar e stivuar në një apartament të lagësht në periferi të Tel Avivit. Kujdestar i tyre ka qenë ish-sekretari i Max Brod-it, miku i autorit, i cili ka pretenduar se ka mbrojtur trashëgiminë e shkrimtarit. Para disa vitesh pasi nisi një betejë ligjore dyvjeçare, letra nga koleksioni i fshehur i Kafkës nisën të shfaqeshin nga kasaforta banke në Zyrih. Një grup ekspertësh gjermanë për letërsi dhe dorëshkrime morën në dorë të vërtetonin rëndësinë e tyre, ndoshta ishin lexuesit e parë të dokumenteve qëkurse ato ishin shkruar më shumë se 80 vjet më parë. Vëllimi i plotë i depos do të çonte në një rivlerësim rrënjësor të autorit të mbyllur dhe të torturuar psikologjikisht, i cili vdiq nga tuberkulozi në moshën 40-vjeçare, më 1924-ën.

Stivat e dokumenteve të fshehura shkaktonte ethe ngazëllimi në botën e letërsisë prej dekadash. Ka pasur spekulime se letrat e humbura të Kafkës mund të përmbanin vepra të papërfunduara të autorit të kryeveprave si “Procesi” apo “Metamorfoza” apo të paktën dorëshkrimin e romanit të tij të papërfunduar “Përgatitjet e dasmës në fshat”. Megjithëse ka kaluar thuajse një shekull qëkurse janë shkruar, beteja e dokumenteve të pabotuara të Kafkës sapo ka nisur…

Në fillim të këtij viti, admiruesit e Salinger u ngazëllyen kur mësuan se së shpejti do të kishin në dorë një vepër të pabotuar të autorit, me gjasë vazhdimin e romanit “Roja në fushën e thekrës” . Nga Salinger, te Moore, Poe dhe Bukwwsky, janë vepra të cilat nuk kemi pasur mundësinë t’i lexojmë sepse nuk e panë kurrë dritën e botimit.

Markezi De Sade, 120 ditët e humbura e të gjetura të Sodomës

Markezi De Sade është një nga shkrimtarët më kontroversë të të gjitha kohërave. Shkrimet e tij shquheshin për përmbajtje të lartë seksuale dhe me shumë sadizëm- prej autorit ka marrë emrin edhe ky klasifikim. Ai u burgos disa herë gjatë jetës dhe madje u mbyll në çmendinë. Me t’u burgosur ai vazhdoi të shkruante veprat e tij trazuese. Kur rojet e burgut i konfiskuan çdo material të shkruar nga dhoma e tij, thuhej se ai merrte objekte të mprehta dhe niste të gdhendte veprat e tij në mure dhe kur këto iu morën gjithashtu, ai kafshonte gishtërinjtë dhe shkruante me gjak. Ai kaloi 32 vite i burgosur për perversitetet e tij. Pas vdekjes së De Sade, i biri dogji një pjesë të madhe të dorëshkrimeve të tij të pabotuara nga turpi. Disa prej veprave të tij kanë humbur përgjithnjë. Më 1905-n u gjet një prej shkrimeve të tij më trazuese, titulluar “120 ditët e Sodomës” u gjet në një rrotull letrash brenda qelisë së tij, që i kishte shpëtuar kalbjes për dekada. De Sade thuhet se qante me lot gjaku për humbjen e kësaj vepre.

Edgar Allan Poe, Fari

Fari (The Light-House) i Edgar Allan Poe-s ishte vepra e fundit e skribit gotik përpara vdekjes së tij më 1849-n. I shkruar si një seri hyrjesh ditari, ruajtësi i farit besohet të jetë një nga alteregot e Poe-s, ai peshon izolimin e tij dhe mbijetesën në një kullë në breg të detit bashkë me ujërat skandinave. Hyrja e fundit e ditarit është lënë bosh, që çon të mendosh se narratori i vetmuar ka vdekur, por disa studiues deklarojnë se vepra është thjesht e papërfunduar. Biografi Kenneth Silverman beson se Poe e nisi ta shkruante “Fari”-n mes majit dhe gushtit të vitit 1849. Vepra nuk u titullua kurrë zyrtarisht. Është e paqartë sesi do të ishte mbyllur ky libër, ndërsa diskutimet thonë se ky libër mendohej të ishte ose një tregim i shkurtër, ose një roman. Me gjasa kjo është edhe vepra e fundit fiksion që Poe shkroi.

Hunter S. Thompson, Princi Kandil deti

Në një kapitull të titulluar “Karakteri është Fati në ‘Këngët e të Mallkuarve: Më shumë shënime në vdekjen e Ëndrrës Amerikane’, Thompson ka zbuluar se ka shkruar një roman të pabotuar më 1959-n, duke përdorur një emër të hamendësuar ndërsa jetojnë në një bodrum ilegal në rrugën ‘57 Perry’. Një letër e shtypur në të njëjtin libër, drejtuar editorit Angus Cameron, lë të kuptohet se Thomson “është përpjekur shumë për ta përfunduar” por një marrëdhënie, një arrestim, një marrëveshje shkrimi pa rrugëdalje “diçka e mbylli progresin e librit”. Copëza nga “Princi Kandil Deti” ( Prince Jellyfish) shfaqen gjithashtu në “Kënga e të mallkuarve”, ku mësojmë historinë autobiografike të protagonistit, të quajtur Welburn Kemp, që drejtohet nga Louisville për në qytetin e madh “duke luftuar shumë për të çarë rrugën e tij”. Emri i Kemp-it del nga dy ish-shokë të klasës së Thompson, (një i vdekur tragjikisht në një aksident makine, tjetri pësoi dëmtime në tru nga mbytja), por personazhi është në çdo pjesë vetë Thompson. Edhe njerëz të tjerë nga e kaluara e autorit shfaqen aty. Pak pasi e përfundoi versionin e parë, Thompson iu drejtua Nju Jorkut në kërkim të gjërave më të mëdha e më të mira.

Edith Wharton, Letërsia, shpërbërja dhe erotika

Autorja e frytshme e “Mosha e Pafajësisë” ka dy romane të braktisur mes shumë veprave të papërfunduara. “Letërsia”, me të cilën e nisi punën më 1913-n dhe “Shpërbërja” (1902) janë të analizuara në veprën e Laura Rattray-t “Shkrimet e papërfunduara të Edith Wharton”. Bazuar në recensën e librit të Rattray-t, shkrimtarja e përshkruan “ Shpërbërja” si një “roman të fundshekullit me një skicë komplekse narrative”. Romani tjetër i saj, “Letërsia” përfshihet në një bllok të vogël shënimesh të shkrimtares, në të cilin ajo ka hedhur gjëra në mënyrë të shpenguar, me laps, ide për situata dhe karaktere, citime të shkurtra për të shkruarit dhe jetën në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, madje edhe ca orare trenash që linin Ashford-in për Rye-n në Angli. “Libri përmban gjithashtu edhe një përmbledhje prej 19 faqesh të subjektit të “Letërsia”, përshkrime karakteresh, copëza dialogësh dhe rreth 70 faqe të romanit. Nuk duhet harruar erotika e paplotë dhe e pabotuar e Wharton-it, një histori e nxehtë dhe tabu e titulluar “Beatrice Palmato”.

Kurt Vonnegut, Nëse Zoti do të ish gjallë sot

Kurt Vonnegut nisi ta shkruante librin përpara se të vdiste më 2007-n. Historia fokusohet te komediani i standup-it, Gil Berman. Ai është pedagog i cili kënaqet duke treguar barsoleta në mes të një audience kolegji, ndërsa varësia shoqërore mbi karburantet e fosileve i ka çuar drejt apokalipsit”.

E bija e Vonnegut-it, Nanette e inkuadron historinë përmes kujtimeve të babait të saj duke lëvduar “ilaritetin” dhe “mençurinë” e satirës brutale në injorancën shterpore dhe mohimin e pakujdesshëm të problemeve të mëdha të botës.

Stephen King, Shtëpia në rrugën Value

King ka një sërë veprash të pabotuara në emrin e tij, disa kanë zënë vend në koleksione të veçanta të librarinë “Raymond H. Fogler Library” në Universitetin e Maine-t. Një nga librat më magjepsës të pabotuar është “Shtëpia në rrugën Value”. Një farë u mboll gjatë javëve ku King luftonte për të përfunduar romanin gjatë zgjimit të rrëmbimit të Patty Hearst, që u rrit në “Qëndrimi”. King e ka përshkruar në Danse Macabre: “Do të jetë një roman çelës rreth rrëmbimit të Patty Hearst, shpëlarja e saj e trurit (ose zgjimi i saj socio-politik, sipas këndvështrimit), pjesëmarrja e saj në rrëmbimin e bankës, përleshja me armë në vendstrehimin në Los Anxhelos – në librin tim, vendstrehimi është në rrugën ‘Value’. Më duket mua se është një subjekt shumë i fuqishëm, ndërsa isha i vetëdijshëm se shumë libra jofiksion duheshin me siguri të shkruheshin mbi subjektin, më dukej mua se një roman ia del vetëm në shpjegimin e të gjitha kontradiktave. Romancieri është, pas së gjithash, gënjeshtari i Zotit, dhe nëse ai e bën mirë, mban lart kokën dhe kurajën, ndonjëherë mund të gjejë të vërtetën që jeton në qendër të gënjeshtrës”.

Philip K. Dick, Huti në ditën e dritës

Dick kurrë nuk e përfundoi librin “The Owl in Daylight” (Huti në ditën e dritës ). Përpara se të vdiste më 1982-in nisën të gjallonin spekulimet rreth subjektit. Një debat i vitit 1982 në historinë mes Dick-ut dhe gazetarit Gwen Lee sugjeron se Dick e ka shkruar për një racë alienësh të paaftë të dëgjojnë tingujt, fenë dhe çudi të tjera kriptike. Protagonisti sakrifikon trupin e tij për implant, duke i afruar karakterit një mundësi të eksperimentojë botën përmes syve të alienëve. Paul Giamatti mori përsipër të krijojë një film rreth shkrimtarit të ndërlikuar me aktorin që luan Dick-un, por lajmet për projektin nuk kanë dalë më në qarkullim qysh në vitin 2009. Edhe e shoqja e tij ka treguar një version të historisë, duke shprehur shpirtin e romanit të propozuar të Phil-it pa përdorur subjektin e tij apo ndonjë prej personazheve që ai ka krijuar.

Charles Bukowski, Poeti

Gjithçka që është zbuluar rreth romanit të Bukowsky-t, “Poeti” vjen nga një botim i vitit 1972 “Të shtëna huliganësh: Kush është kush në Tokën e re”. Është e pistë, shumë e gjallë dhe pak letrare”, deklaronte autori. Romanin e parë “Zyra e Postës” e botoi në vitin 1971, i cili u ndoq nga “Factotum” më 1975. Në janar të vitit 1975, gazeta “Northwest Arkansas Times” raportonte se ai ishte duke punuar ngeshëm në romanin e përmendur. Por çfarë ndodhi me Poetin? A u braktis? U sakrifikua për vepra të tjera? Humbi përgjithnjë? Do të kish qenë një vepër narcize, me vështrim të ngulët të mjeshtrit të alkoolit.

J.D. Salinger

Vetmitari J.D. Salinger e botoi romanin e tij të fundit më 1965-n, por bota vazhdonte të priste pa u lodhur për një tjetër tregim që mund të rivalizonte “Roja në fushat e thekrës”. Këto 45 vite mbetën mister, por dihet se autori refuzoi çdo përpjekje për të përshtatur historitë e tij dhe u mohoi aksesin dorëshkrimeve gjatë jetës. Zhurmat dhe letrat e zbuluara kohëve të fundit tregojnë se një thesar i veprave të pabotuara qëndrojnë në duart e sipërmarrjes së Salinger. Mund të ketë një klauzolë në testamentin e shkrimtarit që citon se familja nuk mund të botojë librat e tij përpara një kohe të caktuar, por gjithçka ka mbetur e heshtur qysh pas vdekjes së tij më 2010-ën. Gruaja dhe djali i tij e quajnë zhurmën të pakuptimtë.

Chuck Palahniuk, Insomnia: Nëse do të jetoje këtu, do të ishe në shtëpi tani

Ky libër u braktis përpara se Palahniuk t’i futej punës për romanin e tij më të njohur “ Klubi i Dyluftimit”. Pjesë e veprës shfaqet në opusin e kulturës antikonsumiste, të rrëfyer nga një i pagjumë.

Vepra të humbura në iluzione

Në vitin 1956, në një vizitë në hotelin Ritz të Parisit, shkrimtari Ernest Hemingëay kuptoi se kishte dy valixhe të mbetura atje që nga viti 1920 dhe nëse nuk do t’i merrte ata do t’i hidhnin tutje. Hemingëay i befasuar, mori valixhet e veta dhe gjeti aty dorëshkrime të humbura dhe shënime, disa prej të cilave janë ndërtuar një prej memoareve më të famshme në letërsi : A Moveable Feast. Jo të gjithë shkrimtarët e famshëm e kanë pasur këtë fat. Disa nga veprat e humbura nga autorët e mëdhenj nuk janë gjetur kurrë më. Disa janë djegur, vjedhur apo thjesht kanë humbur, por këto vepra të botuara në Flavorwire, ne ndoshta nuk do të kemi shansin t’i lexojmë më asnjëherë.

Pjesa e dytë dhe e tretë e Shpirtra të Vdekur nga Nikolai Gogol

Një ndër shtyllat e letërsisë ruse, vështirë të besohet që kjo kryevepër është në fakt e papërfunduar. Pjesët vazhduese të poemës Gogol i hodhi në zjarr, pasi kështu e këshilloi atë Matthew Konstantinovskii.

Ishulli i Kryqit nga Herman Melville

Autori i veprës së famshme, Moby Dick nuk arriti kurrë ta nxirrte këtë roman në dritë. Fillimisht u refuzua nga shtëpia botuese së cilës i ishte dorëzuar, dhe 150 vite më vonë, ende nuk dihet se çfarë i ka ndodhur dorëshkrimit.

La Chasse spirituelle (Gjuetia shpirtërore) e Arthur Rimbaud

Verlaine pati thënë se “La Chasse spirituelle” ishte vepra më e mirë e Rimbaud-it, dhe pikërisht për këtë arsye një librashitës dhe një aktor u munduan dhe gati ia dolën t’i bindnin se e kanë zbuluar këtë vepër. Fatkeqësisht, vepra ishte pjesë e një fletoreje mbushur me shkrime të Rimbaud-it, e cila u vendos gabimisht nga shokët e shkrimtarit dhe tani ajo është e humbur.

Stephen Hero nga James Joyce

Ky roman autobiografik i shkrimtarit irlandez James Joyce në fakt është botuar pas vdekjes së tij, por është reflektim i vetëm një pjese të dorëshkrimit origjinal, ndërsa pjesa tjetër ka humbur. Joyce ka përdorur këtë dorëshkrim si bazë për të shkruar romanin e tij të famshëm “Portreti i artistit në rini”.

Dorëshkrimi misterioz i Walter Benjamin

Njëra ndër mendjet më të mëdha të shekullit 20 ka pasur një dorëshkrim të përfunduar me vete në valixhe kur u arratis nga nazistët. Ai bëri vetëvrasje disa javë pas arratisjes, dhe askush nuk e di se çfarë i ka ndodhur atij dorëshkrimi.

Të pabotuarit

Sholem Aleichem: “Mottel, i biri i Cantorit” (Mottel the Cantor’s son). Mbeti i papërfunduar sepse autori vdiq.

Charles Alverson: Fjala, Kalebi dhe të humbur në Austin (The Ëord, Caleb and Lost in Austin)

Allen Appel: “Deti i kohës” ( Sea of Time (1988), Novelë e pabotuar, e publikuar në seritë e Alex Balfour Pastmaster

Frank Baum: “Jeta jonë bashkëshortore” (Our Married Life (1912), Johnson (1912),
“Misteri i Bonitës” The Mystery of Bonita (1914) dhe Molly Oodle (1915).

Mildred Benson: “Luani i detit që u arratis” The Runaëay Sea Lion (1964)

Amy Bishop : Tri novela, përfshirë “Eksperimenti Marsian “ ( Martian Experiment). Gjithashtu edhe “Nëse plumbat do ishin ar” ( If bullets were gold) dhe “Amazon Fever”

Richard Brautigan: “Perëndia e Marsianëve” ( The God of the Martians)

Harold Brodkey: “Një festë kafshësh” ( A Party of animals), një dorëshkrim prej 2000 faqesh, botuar më vonë në një formë të ndryshmë.

Louise Brooks : “Lakuriq mbi dhinë time” ( Naked on my goat), roman autobiografik

James Brown: “Një çmenduri e këndshme” ( A fine madness), një roman i cili Broën thotë se kurrë nuk gjeti një botues për të.

Charles Bukowksi : “Poeti” (The Poet)

Michael Chabon : “Qyteti Shatërvan” (Fountain City), të cilin e pa përgjysmë pas 1500 faqesh, por pastaj frymëzoi romanin “Djemtë imagjinar të Chabonit”

John Cheever: “Notari” ( The swimmer), pasi autori shkroi 150 faqe, e reduktoi një histori të shkurtër prej 12 faqesh.

Joan Collins: “Pasioni sundues” dhe “ Ferri nuk ka xhindosje” (The Ruling Passion ) ( Hell Hath No Fury), të dyja në një betejë ligjore me “Shtëpi e zakonshme” (Random house), të cilën Collins e fitoi në vitin 1996.

Philip K. Dick : “ Një kohë për George Stavros” ( A time for George Stavros) dhe “Nicholas and the Higs”, të dy dorëshkrime të humbura. “Bufi” ( The owl) i cili mbeti papërfunduar sepse autori vdiq.

Lee Duncan : Draft Autobiografik nga trajneri i Rin Tin Tin

Ken Grimwood: “Hyrje e paemërtuar e një vazhdimi” (Unttitled sequel to Replay), ishte ne progres gjatë kohës kur ai vdiq, dhe një bashkëpunim me Tom Atëill

Lara Hama:” Eamon Diaz dhe mbretëresha vampire” (Eamon Diaz and the Vampire Queen)

Donald Hamilton : “ Dominuesit” ( Dominators)

V.T. Hamlin : “E bija e djallit” (The devil’s daughter)

Thomas Hardy : “I varfri dhe zonja” ( the poor man and the lady) , ishte novela e parë e Hardit (1867) të cilën e refuzuan 5 botues dhe e shkatërruan më vonë.

Geoffrey Jenkins: “Per fine Ounce”, një roman i autorizuar mbi James Bond rreth viteve 1966; Mbajtësit e autorit e refuzuan duke pretenduan se ajo nuk ishte e denjë për tu publikuar.

Stephen King: “Pasojat” (The aftermath) novelë e vitit 1963, dhe “Shtëpia në rrugën Vlera” (The House on Value Street) novelë e vitit 1970 bazuar në rrëmbimin e Patty Hearst.

Jonathan Lethem: “Heronjtë” ( Heroes) . një novelë 125 faqe të cilën e shkroi gjatë kohës që ishte në gjimnaz.

Karl Marx: “Akrepi dhe Feliksi” (Scorpion and felix) një novelë e pabotuar dhe tani një novelë gjysmë-komike 1837.

Chuck Palahniuk: “Insomnia” dhe “ Nëse ke jetuar këtu, je në shtëpi tashmë”

Freferik Pohl: “Për disa që deshëm” (For some we loved) 1944, në lidhje me agjensitë e reklamave të New York-ut; u dogj nga autori, i cili e përshkroi si një roman të gjatë, të komplikuar dhe shumë të keq.

Hunter S. Thompson : “Princi Kandil Deti” ( Prince Jellyfish)

Kurt Vonnegut: “Nëse Zoti do ishte gjallë sot” ( If God were alive today) një roman i papërfunduar në lidhje me një lektor ndaj studentët e një universiteti.

Elevelyn Waugh : “Tempulli në kashtë” (the temple at thatch), u shkatërrua nga vetë autori

Doodles Weaver : “Vampiri i artë” (Golden Spike)

Edith Wharton: “Letërsi” ( Literature)

Charles Willeford: Grimhaven, vazhdimi i Miami Blues

Jerry Yulsman: “Gotham” i pabotuar, i ndërprerë pasi autori vdiq

Lee Bailey: Biografi në lidhje me mbrojtjen e tij të Patty Hearst
Calvin Beck: “Sens imagjinate” (Sense of wonder) studim i filmave fantazi të viteve 1940

Jack Bradbury : Autobiografi mbi punën në filmat e animuar dhe filmat komikë.

Barry Brown: “Heronjtë e pakënduar të filmave horror” Intervista dhe profile aktorësh.

Buff Cobb : “Kujtimet e një Subdeb në Hollivud”(Memoirs of a Subdeb in Hollywood)

Colin Dawkins : “Nuk është ferr në një ditë me erë”(A in’t It Hell on a windy Day) Historia e reklamave me theks mbi J.Walter Thompson.

John Howard Griffin: “Hije të shpërndara” (Scattered Shadows), biografi në lidhje me verbërinë e autorit.

V.T. Hamlin : “Burri që eci me Dinozaurët” (The Man who walked with Dinosaurs) autobiografi, si dhe “ Katër lumenjtë” ( Four Rivers) , biografi peshkimi.

Adolf Hitler : “Libri i dytë” ( Zweites Buch) një vazhdim i Mein Kampf

JP Miller: “Një anije pa breg” (A ship without a shore) , biografi e përvojave të Miller-it gjatë Luftës së Dytë Botërore në bordin e aeroplan-mbajtësve USS Cabot

Fulton Oursler: Autobiografi e lënë përgjysmë sepse vdiq.

Theodore Roosevelt: “ Fitorja e perëndimit” (The winning of the west) Seri librash të Roosevelt-it të cilat fillimisht ishin menduar të ishin më shumë se gjashtë libra. Pasi i vdiq gruaja dhe ai kishte nevojë të reflektonte ai vendosi t’i përfundonte me katër vëllime.

Kay Sage: “Vezët e Kinës” (China Eggs) një kujtim mbi familjen, fëmijërinë, udhëtimet, pikturën, jetën e saj në Itali, martesën me Princin Ranieri të San Faustinos, dhe miqësinë e saj me Ezra Pound.

Më Shumë

Homazhe në 25-vjetorin e rënies së martirëve në Korishë

Në nderim të 25-vjetorit të rënies së martirëve të fshatit Korishë, deputeti Arbër Rexhaj, bashkë me aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe dhe vendosën kurora...

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Jemi vetëm pak orë nga një nga ndeshjet më të rëndësishme të peshave të rënda në historinë e fundit të boksit. Sot (e shtunë)...

Lajmet e Fundit