10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Letra që la Chester i Linkin Park për mikun e tij

Chester Bennington, këngëtar dhe tekstshkrues, anëtar i grupit të famshëm Linkin Park, kreu vetëvrasje duke varur veten në moshën 41 vjeçare.

Vdekja e këngëtarit tronditi komunitetin e muzikës, në të cilin ai ka qenë i njohur si një nga pionerët liderë të zhanrit “nu-metal”.

Bennington ia shkroi një letër emocionuese mikut të tij dhe këngëtarit Chris Cornell, i cili vdiq në maj të këtij viti.

Në letër, ai prekë pikëllimin e tij, se si e inspiroi ai dhe se si e ndjeu se Cornell po thoshte “lamtumirë në mënyrën e tij”.

Lexojeni letrën e plotë më poshtë:

Ëndërrova për Beatles mbrëmë. U zgjova me Rocky Raccoon duke kënduar në kokën time dhe me një shikim të brengosur të fytyrës së gruas sime. Ajo më tha se miku im kishte ndërruar jetë. Mendimet për ty përmbytën mendjen time dhe qava. Jam ende duke qarë, me pikëllim, si dhe me mirënjohje që ndava disa momente shumë të veçanta me ty dhe familjen tënde të bukur. Më ke inspiruar në shumë mënyra që kurrë nuk e ke ditur. Talenti yt ishte i pastër dhe i pakrahasueshëm. Zëri yt ishte lumturi dhe dhimbje, zemërim dhe zemërbutësi, dashuria dhe dhimbja bëheshin një. Supozoj se kështu jemi të gjithë. Më ndihmove ta kuptoj këtë. Sapo shikova një video tënden duke kënduar “A Day In The Life” nga Beatles dhe mendova rreth ëndrrës sime.

Do të doja të mendoj se po thoshe lamtumirë në mënyrën tënde. Nuk mund ta imagjinoj një botë pa ty në të. Lutem për ty që të gjesh paqe në jetën tjetër.

Faleminderit që më lejove të jem pjesë e jetës tënde. Me gjithë dashurinë time. Miku yt €#£$+£R ]}£[][][G+O][.

Më Shumë

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Lajmet e Fundit