13.2 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren.

Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar në këtë libër. Sipas tyre, shkrimtari Cengu në këtë libër ka sjellë balada të rikallëzuara.

Shkrimtari Nexhat Çoçaj tha se,  autori i librit “Ringjallja e baladave”, Besim R. Cengu ka preferuar që ta zgjedh një gjini letrare të ndërmjetme në mes kallëzimit dhe tregimit artistik, në mënyrë që t’i ritregojë baladat popullore shqiptare të përhapura në mbarë hapësirën shqiptare.

“Baladat e rikallëzuara nga Cengu edhe sot në variante të ndryshme tregohen e dëgjohen në gjithë hapësirën shqiptare, por në secilin vend i kanë specifikat e veta, gjuhën dhe motërzimin që i specifikon sipas zonave”, tha Çoçaj, shkruan “PrizrenPress”.

Sipas tij, pos mënyrës së veçantë të ritregimit të baladave, shkrimtari Besim R. Cengu në këtë libër duke gërshetuar disa gjini letrare në një stil unik, me një gjuhë të pasur e me theks të veçantë në fushën e leksikologjisë, arrin të ruajë bilancin artistik në mes gjuhës standarde dhe shprehjeve të vjetra, që nuk janë të përfshira në fjalor.

Baladat e botuara në këtë libër kryesisht janë të vjela nga krahina e Lumës dhe trevat përreth, Has Malësi e Gjakovës etj.

Këto treva shquhen për pasuri të mëdha baladash e gojëdhënash, legjendash dhe këngësh me kolorit dhe timbër të veçantë. Autori Cengu, i ka sjellë këto balada të rikallëzuara në nivel pa cenuar krijimin popullor në strukturë.

Regjisori Bilbil Hereni tha se, shkrimtari Besim R. Cengu në librin “Ringjallja e baladave”, tregohet i ndjeshëm ndaj historisë dhe ngjarjeve të personazheve .

“Autori në këtë libër trajton tema të ndryshme”, vlerëson Hereni.

Sipas tij, përmes baladave, Cengu flet për një moral shoqëror.

Ndërkaq, shkrimtari Besim R. Cengu ka falënderuar organizatorët e promovimit të librit të tij në Prizren.Ai tha se Shqipëria e Kosova janë të pasura më balada. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Ema Helena Vicar shpallet “Miss Kroacia 2025”

Në mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb u zgjodh “Miss Kroacia 2025” dhe fituese u shpall Ema Helena Vicar. Ajo do ta përfaqësojë Kroacinë...

Vdekja e punëtorit në Prizren, Inspektorati i Punës: Subjektit biznesor ia ndaluam punimet, por nuk respektuan vendimin

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punimeve në një ndërtesë në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Për këtë ka...

Lajmet e Fundit