8.5 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Liderët botërorë në Francë shënojnë përvjetorin e Luftës së Parë Botërore

Presidenti francez Emmanuel Macron është nikoqir i ceremonive në fushëbetejat franceze ku qindra nga mijëra burra mbetën viktima gjatë luftimeve në Luftën e Parë Botërore.

Edhe kryeministrja britanike Theresa May do të marrë pjesë në ceremonitë e vizitave në vendet ku janë mbajtur luftimet.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, janë në mesin e liderëve botëror që do të marrin pjesë në ceremoni. Zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se këta të dy mund të zhvillojnë një takim gjatë kohës së janë në Francë, transmeton rel.

Ceremonia do të mbahet më 11 nëntor, një shekull nga dita e luftimeve që ka përfunduar në orën 11:00 në ditën e 11-të të muajit të 11-të.

Trump, Putin dhe Angela Merkel pritet të marrin pjesë në ceremoninë finale. Trump,

Zyrtarët francezë kanë premtuar masa të larta të sigurisë pas përballjes së vendit me sulme nga Shteti Islamik.

Luftimet më të mëdha të Luftës së Parë Botërore ishin bërë në Francë dhe Belgjikë.

Përfundimi i luftës rezultoi me fundin e Perandorisë Osmane, Ruse, Gjermane, Austro-Hungareze, dhe me vdekjen e 16 milionë personave.

Më Shumë

Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator

Një skiator ka mbetur sot i lënduar si pasojë e një orteku bore në Brezovicë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv menaxheri i Qendrës së...

Xheladini: Nis vlerësimi në terren i dëmeve në Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe...

Lajmet e Fundit