6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Lihet në burg vrasësi i 20-vjeçarit Stiven Toshkesi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për Axel Hoxhajn, autorin e dyshuar të vrasjes së një të riu 20-vjeçar, Stiven Toshkesi, i cili u godit me thikë poshtë banesës së tij.

Hoxhaj u dorëzua mbrëmjen e 20 prillit në Polici, pas negociatave të vazhdueshme me familjarët dhe presioneve të shtuara me kontrolle të imta nga uniformat blu.

Sipas njoftimit zyrtar, ky shtetas, në datë 18 prill, kur edhe ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me një tjetër shtetas 18-vjeçar, Ensi Maze, kanë goditur me mjet prerës 20-vjeçarin, i cili më pas ka humbur jetën.

Edhe ky i fundit, është lënë në burg nga Gjyakata, pasi është vetëdorëzuar në Polici.

“Jam vetëdorëzuar pas ngjarjes dhe kam dhënë shpjegime të detajuara. Nuk kam parë veprimet që ka kryer Axeli me viktimën. Studioj në Holandë për menaxhim biznesi”, ka thënë ai pas ngjarjes.

Maze u arrestua menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, ku ka dëshmuar edhe lidhur me rrethanat e rastit.

Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Hoxhaj.

Sipas tij, ai është kthyer nga Holanda, ku studion dhe Hoxhaj i ka treguar se para disa kohësh ka pasur një konflikt me viktimën.

Motivi: Një vajzë të cilën e pëlqente Hoxhaj dhe që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën.

Më pas, përpara oficerëve gjyqësore ai ka shtuar se situata është rënduar për shkak se viktima ka pretenduar se Hoxhaj e shqetësonte vazhdimisht të dashurën e tij.

Ajo që dihet është se Maze thekson se shkuan vetëm për t’u sqaruar, por gjërat dolën jashtë kontrollit dhe 20-vjeçari humbi jetën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Po

Më Shumë

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

25-vjetori i masakrës së Lubizhdës, Haradinaj: Hasi dha shumë për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, 54 shqiptarët e Lubizhdës së Hasit.   Ish-kryeministri thotë...

Lajmet e Fundit