-0.8 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Limaj: Emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se partia që ai drejton është e hapur për të bashkëpunuar me të gjitha forcat politike në vend.

Limaj tha në Rubikon të Klan Kosovës se ai vazhdon të besoj në konceptin dhe idetë e PDK-së, pavarësisht faktit se ka vite që i përket një partie tjetër.

“Bërthama, brumi, krijimi është në koncept… unë mendoj se jam më PDK se krejt PDK-ja që janë”.

“Unë e them publikisht, emri im është në Nisma, por më PDK se unë nuk ka në Kosovë, në organe të PDK-së, në koncept, në PDK-në që e kemi kriju, që e kemi ndërtu”.

“Tash i kemi dy forca politike, dyert e bashkëpunimit duhet t’i mbajmë të hapura, jemi të gatshëm të ulemi dhe të bashkëpunojmë në tema, të ndërtojmë diçka të përbashkët natyrisht nëse ka vullnet, nëse nuk ka vullnet nga të tjerët vazhdojmë secili në rrugën e vetë”.

“Ama unë dhe Nisma jemi të gatshëm t’i bëjmë hapat e bashkëpunimit në temat e rëndësishme për vendin që preventojnë gabimet dhe telashet me të cilat po ballafaqohet vendi”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Më Shumë

Komuna e Malishevës fton qytetarët për kujdes pas reshjeve të shiut: Mos dilni pa nevojë

Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

2 mijë e 244 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 19 aksidente me të...

Lajmet e Fundit