‘Shpërthen’ Visar Korenica: Kurti ma kërkoi dorëheqjen, s’pranova – më pas u shkarkova

Kanë filluar tashmë të dalin detajet nga zhvillimet brenda partisë që momentalisht drejton qeverinë.

Kjo pasi, një nga deputetët, Visar Korenica, ka pranuar se kryeministri ia kërkoi dorëheqjen për shkak të votës kundër Projektkodit Civil.

Veç kësaj, ai shtoi se nuk ka dashur ta bëjë një gjë të tillë, ku më pas pasoi shkarkimi.

Siç tha Korenica, njoftimin për shkarkim e mori përmes “emailit”.

“Shkarkimi ka ndodh në muajin prill pas mosvotimit të Kodit Civil nga ana ime. Prej muajit prill e deri para emërimit të koordinatorit të ri, nuk e kam parë të arsyeshme të flasë për këtë. Mua më është komunikuar vendimi me email, se kryesia e VV’së ka marrë vendim për me ju liru nga pozicionit të koordinatorit, ju faleminderit për kontributin tuaj deri tashmë”, tha Korenica në T7./ Nacionale

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit