11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Limaj nga Prizreni: Mjaft me mashtrime

Koalicioni NISMA-AKR-PD, ka mbajtur në Prizren tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare 2019.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NiSMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, para mijëra të pranishmëve, tha se gjatë kësaj fushate kanë mësuar për së afërmi hallet dhe brengat e tyre, andaj kërkoi nga deputetët e ardhshëm që mos të harrojnë premtimet e bëra.

“Kemi pas raste të takohemi me punëtorin me pensioneri dhe me të riun. Unë jam i bindur që po e përmbyllim këtë fushatë me shumë informacione dhe informata se cilat janë hallet e vendit tonë. Deputetë mos harroni bashkëbisedimet që keni pasur me qytetarët dhe mos harroni kur ja keni kërkuar besimin. Kur të dilni në fitore gjithmonë duhet ti dalim përball votës së qytetarit dhe atij që ta ka dhënë besimin. Gjithmonë mund të jesh afër popullit por i suksesshëm je kur e ndjen hallin e tij. Ne atje po shkojmë sepse janë qindra mijëra vajza e djem që na kanë besuar që ne ti drejtojmë dhe të jemi zëri tyre në parlamentin e Kosovës”, tha ai.

Limaj shtoi se me 7 tetor do ta ulin kokën dhe me modesti do të janë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kosovës.

“Njerëzit kanë ditë me keqpërdor vullnetin e qytetarit dhe kanë votuar kundër vullnetit të qytetarit dhe me Nismën në asnjë rast nuk do të cenohet vullneti i qytetarëve. Për ne gjithçka është Kosova. Po e përmbyllim këtë fushatë duke bërë thirrje për bashkim dhe të bashkohen për shtetin dhe mjaft përçarje e mashtrime koha është për ta bashkuar Kosovën e jo për të ndarë. Do të vazhdojmë të punojmë fort për të bashkuar njerëzit tanë”, tha ai.

Kryetar i degës së Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha, tha se me 6 tetor do të vendosin për perspektivën e vendit dhe për të ardhmen e fëmijëve tonë.

“Është privilegj për mu ku po bëjmë përmbylljen e fushatës dhe natyrisht që në të gjitha takimet dhe prezenca juaj masovike tregon që NISMA është fuqizuar dhe gjithë kjo mbështetje është një sinjal që me 6 tetor do të triumfojmë. Me 6 tetor do të vendosim për përspektivën e vendit tonë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Andaj dilni të gjithë në zgjedhje dhe votoni NISMËN sepse keni votuar të ardhmen e juaj”, tha ai.

Më Shumë

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Lajmet e Fundit