7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Limaj: PDK e LDK nuk kanë të drejtë kufizojnë sovranitetin

Kreu i NISMA-s Fatmir Limaj në një postim në Facebook ka dalë përsëri kundër krijimit të Gjykatës Speciale duke i akuzuar LDK dhe PDK’në se po e kufizojnë sovranitetin e vendit

Postimi i plotë i Limajt:

Drejtuesit e institucioneve dhe partnerët e koalicionit duhen të qeversin vendin me kompetencat që ju jep ligji, ky është mandati që ju është dhën atyre nga qytetaret.

Ju, e askush tjetër nuk ka as kompetenc, e as mandat të negocioj për kufizimin apo bartjen sovranitetit të shtetit.

Krijimi i të ashtuquajturave grupe teknike dhe politike për këtë çështje është anti kushtetues dhe jo legjitim.

Kush ju dha juve të drejt të krijoni kto grupe për të negociuar sovranitetin e shtetit tonë?

Me numrat (shumicën) në parlament ju keni legjimitet të qeverisni në kuadër të sistemit kushtetues e politik të vendit, e ju dhe askush duke u mbështet dhe duke u thirr në numrat (shumicën) e votave në parlament nuk ka mandat e as legjitimitet që me amandamentime kushtetuse ta shkelni dhe ta kufizoni sovranitetin e shtetit.

Këtë do mund ta bënte vetëm populli përmes referendumit.

Po e përsëris juve si koalicion, populli ju ka dhën mandat me qeverisë me vendin, e jo me ja t’kurr sovranitetin e shtetit.

Më Shumë

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Lajmet e Fundit