8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Liverpooli insiston për Lavian

Liverpooli nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mesfushorit defensiv, Romeo Lavia. Pasi iu refuzua oferta e parë në vlerë prej 40 milionë eurosh nga Southamptoni, Liverpooli ka bërë edhe ofertën e dytë zyrtare.

Këtë herë, ka ofruar 50 milionë euro për ta bindur Southamptonin në lirimin e 19-vjeçarit. Lavia po pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp, i cili po insiston në transferimin e belgut në këtë afat kalimtar.

Ai vitin e shkuar iu bashkua Southamptonit nga ekipi U21 i Manchester Cityt dhe pati 1 gol e 1 asistim në 29 paraqitje në Premier League.

Lavia ka edhe një ndeshje të luajtur me Belgjikën, ndërsa me Southamptonin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Lajmet e Fundit