Lopez, rrëfim emocional për dashurinë me Affleck

Një rrëfim me lot në sy për marrëdhënien e saj plot ulje-ngritje me bashkëshortin e saj Ben Affleck, sjell Xhenifer Lopez në dokumentarin e ri të saj “The greatest love story never told” që shfaqet premierë këtë të martë në Amazon Prime.

Ylli i kinemasë dhe muzikës amerikane sjell një rrëfim të rrallë emocional, 20 vitet e dashurisë me Ben Affleck me të cilin më në fund vuri kurorë para dy vitesh, pas 3 martesash dhe ndarjesh të tjera gjatë kësaj periudhe.

54-vjeçarja rrëfen se ai ka qenë muza e saj në karrierë gjatë dy dekadave, ku në pjesën më të madhe të kohës nuk e kishte pranë, duke ndjerë për të një dëshirë të përhershme.

Lopez rrëfen ndër të tjera edhe betejat e vështira që pati me alkolizmin, ndërsa thotë se një sfidë më vete ishte bërja e këtij dokumentari, pasi në fillim Affleck nuk ishte dakord jeta e tyre private pas martese të ishte e hapur për publikun, por që në fund u dorëzua.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit