7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

“Lufta” e mësueses ndaj Komunës së Suharekës për orët e mësimit(Video)

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Suharekës ia kishte marrë orët e mësimit mësueses Drita Veselaj duke ia dhënë një mësimdhënësi tjetër. Komisioni për ankesa kishte aprovuar ankesën e saj dhe obligonte Drejtorinë t’ia kthejë asaj orët.

Drejtoria e Arsimit nuk e ka zbatuar këtë vendim.

Mësuesja Drita Veselaj thotë se tash e disa vite nuk po e lejojnë ta plotësojë normën e orëve.

“Katër orë m’i kanë marrë, që disa vite mua nuk po me lejojnë me plotësu normën, 11 vite i kam punë, nëntë i kam në këtë shkollë. Fatkeqësisht nuk kam guxuar me ardhur nga ajo që kam padrejtësi këtu. Arsyeja është për shkak se e kanë lëshuar një vendim, që mua më takojnë ato orë, mirëpo as që është realizuar dhe nuk është marrë për bazë”, tha ajo.

Puna shkoi edhe në gjykatë. Kjo e fundit vendosi që vendimi i komisionit është i plotfuqishëm dhe duhet të zbatohet nga komuna.

Zëdhënësi i Komunës së Suharekës Reshat Reshitaj, duke cituar fjalët e drejtorit të Arsimit, tha se mësuesja në fjalë ka më shumë orë se që kishte më parë.

“Drita Veselajt, jo që nuk iu kanë marrë orët, por e njëjta ka edhe me tepër tash, këtë ma tha drejtorit i Arsimit”, tha për kallxo.com zëdhënësi Reshta Reshitaj.

Por Drita Veselaj thotë se orët ende nuk iu kanë kthyer.

Më Shumë

Gjysmëfinalet e Kupës që premtojnë spektakël

Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël. Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë...

Apeli refuzon ankesat – në paraburgim mbetet djali i Nait Hasanit dhe të dyshuarit e tjerë për rastin e votave në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e paraqitura nga mbrojtja, duke lënë në fuqi vendimin për paraburgim ndaj Art Hasani, djalit...

Lajmet e Fundit