8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Luksemburgu vazhdon përkrahjen për Spitalin e Prizrenit

Në kuadër të Programit Përkrahës për Shëndetësi në Kosovë nga ana e Qeverisë së Luksemburgut, të mërkurën, në Prevallë të Prizrenit, është mbajtur punëtoria një ditore me temë: “Prezantimi i rezultateve preliminare te studimit të vlerësimit të situatës në SHSKUK, me theks të veçantë për të gjeturat në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”, si dhe planet dhe nevojat e spitalit për zhvillimin institucional dhe profesional për ofrim të shërbimeve kualitative.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë Këshilli Drejtues, udhëheqës të njësive, mjekë, infermierë dhe personeli nga administrata e Spitalit të Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Dr. Aferdita Ademi-Osmani, udhëheqëse e projektit, ka prezantuar Fazën e II-të të Programit Përkrahës për Shëndetësi në Kosovë, gjegjësisht ”Prezantimi i rezultateve preliminare te studimit të vlerësimit të situatës në SHSKUK, me theks të veçantë për të gjeturat në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”, Jakob Ceglar ka folur për “Produktiviteti dhe eficienca”, Dr. Dorjan Marushiq ka folur për “Kualiteti dhe siguria e sherbimeve shendetesore”, kurse Dr. Ilir Hoxha ka folur për “Pajisjet dhe teknologjia”.

Në emër të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit ka folur drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Afrim Avdaj, i cili ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgur për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, si dhe përkushtimin e vazhdimit të përkrahjes edhe me fazën e dytë të Programit Përkrahës për Shëndetësi në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Lajmet e Fundit