1.3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Lypet ligj që i zbulon spiunët e Serbisë në Kosovë

dokumente, dosjeLigjvënësit dhe ekspertët e sigurisë kërkojnë që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt ta nxjerrë ligjin për lustrim, që të dihet më pas se kush kanë qenë bashkëpunëtorë të UDB-së, e kush ka qenë i maltretuar nga spiunimi i tyre.

Kosova është njëra ndër shtetet e rajonit që nuk ka ligj për lustrim (pastërtinë e figurës), derisa për çdo ditë në opinion flitet për një numër relativisht të madh të politikanëve, profesorëve, gazetarëve e teologëve, që i kanë shërbyer e vazhdojnë t’i shërbejnë shteteve të “të tjerëve”.

Ligjvënësit dhe ekspertët e sigurisë kërkojnë që Kuvendi i Kosovës sa më shpejt ta miratojë ligjin për lustrim, që të dihet më pas, se kush kanë qenë bashkëpunëtorë i UDB-së, e kush ka qenë i maltretuar nga spiunimi i tyre, shkruan gazeta “Zëri”.

Edhe pse pastrimi i figurave konsiderohet shumë i vështirë sepse dosjet e UDB-së janë në Beograd, ekspertë të shërbimeve sekrete, partive opozitare, Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, kërkojnë që procedurat për hartimin dhe miratimin e këtij ligji të fillojnë sa më shpejt.

Nxjerrja e këtij ligji konsiderohet imediat pas deklaratave që ka dhënë Mehmet Loci, agjent në kohën e ish-Jugosllavisë, i cili thotë se njerëz që vazhdojnë t’i shërbejnë shërbimit sekret serb (BIA), profesorë që respektohen, kanë tituj shkencorë, janë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Madje është thënë se Serbia aktualisht në Kosovë ka rreth 700 bashkëpunëtorë shqiptarë, derisa analistë të tjerë kanë thënë se edhe në kuadër të ish-UÇK-së kanë qenë mbi 100 spiunë që kanë punuar për BIA-n.

Më Shumë

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Lajmet e Fundit