Maliqi: Asociacioni nuk e cenon sovranitetin

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do ta cenojë sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ky asociacion nuk është ndonjë nivel i tretë i pushtetit apo ndonjë autonomi territoriale, por është një kompromis që i jepet komuniteti serb me disa favore shtesë.

Maliqi në një intervistë për “Epokën e Re” ka thënë se nuk ka rrezik real për bosnjëzimi e Kosovës, meqë një gjë të tillë nuk do ta lejojnë faktori vendor e ai ndërkombëtar.

Ai ka thënë se reagimet e opozitës dhe shoqërisë civile janë të tepruara. Sipas Maliqit me krijimin e këtij Asociacioni Serbia më nuk do të ketë pushtet mbi Kosovën.

Më Shumë

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit