11.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Malisheva i del në ndihmë Skenderajt pas vërshimeve të fundit

Si pasojë e vërshimeve që përfshin disa komuna të Kosovës gjatë kësaj jave, që shkaktuan dëme në ekonomitë familjare, bizneset, infrastrukturë rrugore e të tjera institucione dhe biznese të ndryshme janë mobilizuar për t’iu dalë në ndihmë banorëve të prekur.

Ndër komunat më të prekura ka qenë ajo e Skenderajt.

Në përkrahje të familjeve të prekura nga vërshimet në Skenderaj, së fundmi është mobilizuar Komuna e Malishevës, banorët dhe bizneset e saj.

“Situata e rënduar si pasojë e vërshimeve që ditë më parë përfshiu disa qytete në Kosovë, në masë më të madhe Skenderajn, ka prekur tej mase edhe shpirtin e mirë të qytetarëve dhe bizneseve të Komunës së Malishevës, që në koordinim me Komunën tonë kanë nisur një aksion të grumbullimit të disa pakove ushqimore dhe higjenike, që sot i kemi dërguar në Skenderaj”, ka njoftuar kryetari i Malishëvës Ekrem Kastrati.

Reklama

Ai ka shprehur kënaqësinë për mbarëvajtjen e aksionit, derisa ka uruar që askush të mos preket në të ardhmen nga fatkeqësi të tilla natyrore.

“Jam tejet i lumtur me ekipen organizative dhe në përgjithësi me qytetarët dhe bizneset tona, që u bënë pjesë e këtij aksioni për të mbështetur familjet në fjalë, dhe urojmë që jo vetëm Skenderaj, por askush të mos jetë në të ardhmen i rrezikuar nga fatkeqësi të tilla natyrore”, ka deklaruar tutje Kastrati.

Kujtojmë, në komunat e prekura nga vërshimet janë formuar komisione për evidentimin e dëmeve.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh vërshime në Kosovë.

Sipas Institutit reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim deri më 25 janar.

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Lajmet e Fundit