-3.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Malisheva pa raste të reja me COVID-19

Malisheva është komuna më e prekur nga virusi COVID-19 me 21 raste të konfirmuara deri më tani.

Mëngjesin e së mërkurës, përmes një bisede telefonike me KosovaPress, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, tha se nuk kanë raste të reja me koronavirus.

“Nuk kemi ndonjë rast të ri, ose të paktën nuk jemi të lajmëruar akoma. PO vazhdohet me analiza edhe te të tjerët”, tha ai.

Sipas Begajt, shqetësimi mbetet por nuk ka hapësirë për panik. Ai përsërit se nuk ka fshat në Malishevë që nuk ka dikë në Itali.

“Këtë çështje e kam adresuar edhe herë të tjera, që nuk ka fshat në Malishevë që nuk ka njerëz në Itali. Nuk e di si do të vazhdojë, por presim dhe të shohim”, vijoi ai.

Rreth furnizimeve me produkte ushqimore, Begaj deklaroi se kanë pranuar donacione nga shoqata dhe kompani të ndryshme.

Më Shumë

Bashkimi pret Vëllaznimin, Peja sfidon Prizrenin

Superliga e Kosovës në basketboll, sot vazhdon me dy ndeshje tejet interesante. Me fillim nga ora 17:00, në Prizren në palestrën “Sezai Surroi” luajnë Bashkimi...

VV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo e ka hapur fushatën zgjedhore përmes një tubimi elektoral në Gjakovë. Kandidati për kryeministër nga ky...

Lajmet e Fundit