Stavileci: Ka import të vazhdueshëm të grurit, nuk ka nevojë për panik

Dogana e Kosovës edhe në këtë kohë të pandemisë ka vazhduar me aktivitetet e saj në zhdoganimin e mallrave.

Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, tha se dogana ushtron aktivitetet pothuajse tënjëjtë.

“Në këtë kohë kemi përshpejtuar aktivitetetet, është rritur kujdesi dhe kontaktet i kemi më të pakta”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai ka siguruar se ka import të mjaftueshëm dhe nuk ka ka nevojë për stoqe dhe për panik.

‘Është rritur në mënyrë enorme importi i miellit dhe grurit, tha ai.

Stavileci bëri me dije se ka import të vazhdueshëm të artikujve strategjik dhe për kët nuk duhet të ketë shqetësim.

Për të hyrat, ai tha se deri dje të hyrat janë pothuajse të njëjta me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Deri dje kemi 219 milionë euro të hyra, pra kemi rritje prej 5 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar,” tha ai.

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Lajmet e Fundit