Hapet aplikimi për biletat Shqipëri – Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit të enjten ka hapur aplikimin për biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të zhvillohet në Arenën Kombëtare më 7 qershor për kualifikimet e Botërori 2026.

FSHF-ja ka njoftuar për hapat që duhet të ndiqen nga tifozët që duan të aplikojnë:

– Në ???????.?? zgjidh eventin e krijuar për Shqipëri-Serbi

– Zgjidh sektorin që dëshironi për biletat dhe më pas numrin e tyre (Maksimumi 4)

– Bëj “log in” në platformë me profilin që keni në ???????.?? ose krijojeni një nëse nuk e keni

– Konfirmo të dhënat e profilit në ???????.??

 – Vendos emrat në bileta dhe bëj “Booking confirm”

Njoftimi i fituesve, që do të përzgjidhen në mënyrë automatike, do të bëhet më 30 maj, ndërsa pagesa mund të bëhet deri më 2 qershor.

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Lajmet e Fundit