16 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Malisheva përkujton 15 gjimnazistët që vdiqën tragjikisht në ekskursion

Sot, janë përkujtuar 15 maturantët gjimnazist të Malishevës, të cilët 13 vite më parë, tragjikisht kishin humbur jetën në një aksident trafiku në Fushë Arrëz të Shqipërisë.

Përmes homazheve në varrezat e tyre, janë përkujtuar: Berat Suka, Esat Hajrullahu, Elgadaf Zabelaj, Mifail Morina, Rifat Hoxha, Xhevdet Sertolli, Visar Kafexholli, Agron Berisha, Ajet Rrahmanaj, Esat Rexhaj, Labinot Morina, Lulzim Kastrati, Megezon Sadiku, Rruhi Ulluri dhe Xhevet Sahitaj.

Krahas familjarëve dhe ish maturantëve të aksidentuar, homazhe, kanë bërë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive dhe zyrtarë tjerë komunal, zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Vesel Krasniqi, përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë, përfaqësues të gjimnazit në Malishevë dhe qytetarë të shumtë.

“Kjo ishte një ditë e dhimbjes për të gjithë ne, e sidomos për familjarët, e kësaj dhimbjeje ju bashkëngjit e tërë Kosova dhe Shqipëria dhe të gjitha trojet shqiptare, për të na lehtësuar dhimbjen, në atë ditë. Ju familjar, qëndroni të fortë”, tha mes tjerash në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ndërsa në emër të familjarëve, të gjithë të pranishmit, i ka falënderuar Osman Suka, prindi i ish maturantit Berat Suka, i cili humbi jetën tragjikisht, 13 vite më parë në Fushë Arrëz.

Më Shumë

Latifi: Ndarja e 500 eurove për nëna ndikoi në rritjen e numrit të lindjeve në Rahovec

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se është rritur numri i lindjeve në këtë qytet. Në emisionin “Fol me Arin”, ai ka thënë se...

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit