5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Malisheva pjesë e Programit Nacional për Rini

Në Komunën e Malishevës është prezantuar të enjten Programi Nacional për Rini para drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, ka thënë se ky program do të jetë kreativ për nxënësit malishevas. “Uroj që edhe nxënësit e Malishevës do të janë pjesë e këtij programi shumë kreativ e që do të ndikoi në zbulimin e talenteve në fushat që ka për synim t’i realizoi programi, por njëkohësisht do të ndikoi edhe tek mësimdhënësit e prindërit për një bashkëpunim edhe më të afërt me shkollën, duke kërkuar nga drejtorët një angazhim, sipas dinamikave që kërkon programi të realizohet dhe nxënësit tanë të janë pjesë e sukseseve më të larta, në fushat garuese të Programit Nacional për Rini”, ka thënë ai.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Azem Guri, gjatë prezantimit të Programit Nacional për Rini, ka thënë se në këtë program do të marrin pjesw të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar. “Prandaj është përgjegjësi e secilit nga ne dhe ekipeve vlerësuese t’i përmbahemi kritereve dhe rregullave sipas udhëzuesve. Duke vazhduar se gara ka tri fusha: fushën e dijes, kreativitetit kulturor dhe mendimin kritik si dhe atë të sportit”, ka thënë Guri.

Në anën tjetër, Gëzim Zeqiri, këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se ky program ka dy pika themelore, gjithëpërfshirjen dhe vijueshmërinë.

Më Shumë

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Lajmet e Fundit