11.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Malisheva pjesë e festimit të Ditës së Republikës së Turqisë

begaj ne turqiDelegacioni nga Komuna e Malishevës, që është duke qëndruar në Turqi, me ftesën e Komunës së Orhangazit, komunë e cila është e binjakëzuar me Malishevën, sot po merr pjesë në festimet e Ditës së Republikës së Turqisë, në këtë qytet. Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, sot ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga perfekti i Orhangazit Mustafa Selamn Yurdaer.

Kryetari Begaj, me rastin e urimit për festën e republikës tha: “Kam kënaqësi të veçantë që marr pjesë në manifestimin e festës së Republikës së Turqisë në qytetin e Orhangazit. Në emër timin personal, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Malishevës, ju uroj Festën e Pavarësisë dhe ju falënderoj për mikpritjen vëllazërore”.

“Prezenca juaj dhe delegacionit tuaj në këtë ditë këtu, na e madhështon dhe nderon festën tonë. Kosova dhe shqiptarët janë një shtet dhe komb mik. Andaj përmes juve, i përcjelli përshëndetjet dhe respektin tonë tek qytetarët dhe populli juaj”, tha prefekti i Orhangazit Yurdaer.

Delegacioni nga Malisheva, i prirë nga kryetari Begaj, së bashku me udhëheqësit e lartë shtetëror dhe lokal, morën pjesë në shënimin e manifestimit, për nderë të 91 vjetorit të Republikës së Turqisë. Ky manifestim u organizua në stadiumin e qytetit, ku nga ana e perfektit të Orhangazit, z.Mustafa Selamn Yurdaer, janë nderuar me mirënjohje Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Enver Hoti.

Pas urimeve të kryetarit Begaj për përfaqësuesit më të lartë shtetëror dhe komunal të Orhangazit delegacioni mori pjesë në manifestimin e 91 Vjetorit të Pavarësisë së Turqisë të organizuar në Stadiumin e qytetit. Me këtë rast prefekti i qytetit Yurdaer nderoi me mirënjohje kryetarin Ragip Begaj dhe Kryesusesin e Asamblesë Enver Hotin si dhe ju dhuroi nga një trëndafil të gjithë delegacionit.

Delegacionin malishevas, gjatë qëndrimit në Orhangazi, janë shoqëruar nga kryetari i shoqatës “ORGÖÇ”,  Ali Durmu.

Më Shumë

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit