19.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

Malisheva poezi për çlirim

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Malishevës ka shpallur konkurs nga lëmi letërsisë, artit dhe muzikës.

Për nder të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Malishevës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka shpallur Konkurs nga lëmi letërsisë, artit dhe muzikës.

Sipas shpalljes kushtet e parapara për të aplikuar në konkurs janë që: Të gjitha krijimet të jenë me motive kryesisht nga lufta e UÇK-së dhe ngjarje e peizazhe nga territori i Komunës së Malishevës.

Poezitë duhet të dorëzohen me shifër.

Pikturat duhet të dorëzohen me emër dhe mbiemër të autorit. Këngët duhet të dorëzohen me emër dhe mbiemër të këngëtarit dhe me kopje në CD.

Kurse shpërblimet për secilën kategori do të jenë: a) Krijime letrare, Poezi ( vendi i parë 150 €, vendi i dytë 100 €, vendi i tretë 50 € ). b) Arti Pamor, Pikturë ( vendi i parë 300 €, vendi i dytë 200 €, vendi i tretë 100 € ). c) Arti muzikor, Këngë ( vendi i parë 150 €, vendi i dytë 100 €, vendi i tretë 50 €.

Ja detajet tjera nga konkursi i shpallur:

Punimet duhet të dorëzohen në zyrën e drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë artistët brenda dhe jashtë komunës së Malishevës. Tre punimet fituese nga tre zhanret konkurruese nuk kthehen.

Shpallja e rezultateve bëhet më 16 qershor për nder të Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Malishevës.

Për informata shtesë kontaktoni në e-mail: [email protected]

dhe në këtë numër telefoni 044 278 162.

Konkursi është i hapur prej datës 25 maj deri më 12 qershor 2015.

Më Shumë

Eurovizion 2024: Dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

Drejtoi motoçikletën pa regjistrim, dënohet me 200 euro

Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës ka identifikuar shoferin duke drejtuar motoçikletën e pa regjistruar. Bëhet e ditur se i njëjti, sipas...

Lajmet e Fundit