-0.4 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Malisheva vazhdon të mbetet komunë e qetë nga pandemia Covid-19

Ndonëse ditëve të fundit janë shtuar rastet me të prekur me COVID-19 në vendin tonë, Komuna e Malishevës vazhdon të mbetet një komunë e qetë, me vetëm një rast aktiv, i cili gjithashtu pritet të shërohet gjatë kësaj jave.

Të gjitha mostrat e ditëve të fundit, kanë rezultuar negative. Kjo qetësi në raport me pandeminë, është falë kujdesit që janë duke treguar qytetarët, si dhe angazhimit maksimal të të gjitha institucioneve komunale.

Hapja e shkollave dhe çerdhes publike, fillimi i ushtrimeve të klube apo shkollave tjera sportive, rritë rrezikun e përhapjes së virusit, prandaj, ju bëhet thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos nxënësve të klasave të nënta dhe maturantëve (të cilët pritet të kthehen në shkolla javën e ardhshme), të bëjnë kujdes maksimal dhe në përpikëri ti zbatojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Mbajeni distancën sociale, apo nëse nuk mundësi ta bëni këtë, përdorni maska, përdorni dezinfektues dhe mbajeni higjienën në nivelin më të lartë të mundshëm, duke i pastruar duart në çdo mundësi që keni gjatë ditës, si dhe në maksimum ti shmangni grumbullimet e njerëzve, pasi kjo vazhdon të mbetet arma e vetme e luftimit të virusit korona”, ka thënë sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, që merret me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, vazhdon të mbetet kjo: 77 të prekur, prej tyre 75 të shëruar, një rast aktiv dhe një rast ka rezultuar me fatalitet.

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Dubravë të Suharekës, vjedhin para e stoli ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Dubravë të Suharekës. Siç edhe bëhet e ditur në raportin e Policisë, ankuesi ka...

Lajmet e Fundit