9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Malishevë, ka filluar pastrimi i ambientit

Ambienti edhe këtë vit, do të vazhdoj të mbetet njëri prej prioriteteve kryesore të qeverisë komunale, të drejtuar nga kryetari Begaj dhe për këtë qëllim, përsëri ka filluar pastrimi i ambientet, me qëllim të eliminimit të deponive ilegale të grumbullimit të mbeturinave, në ato “pika të zeza” që janë evidentuara nga inspektorati komunal dhe shërbimet publike.

Përderisa gjatë ditës së djeshme, është bërë pastrimi i ambientit në fshatin Guncat, sot ky aksion ka vazhduar në fshati Bardh, ku gjenden disa deponi të tilla, e në mesin e tyre njëra shumë e rrezikshme për ambientin, pasi në të hidhen mbetjet nga djegia e furrave për përftimin e gëlqeres, e ku deri më tani janë përdorur gomat për djegie, mbetje të cilat konsiderohen edhe kancerogjene, ku përveç hirit ka edhe mbetje të telave të metalit nga gomat.

Aksionin e largimit të mbeturinave, e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku me këtë rast ka kërkuar nga banorët e këtij fshati, që ti mbyllin këto furra dhe të merren me veprimtari tjetër, pasi me këtë po ndotet rëndë ambienti dhe po rrezikohet seriozisht edhe shëndeti i banorëve të fshatit, pasi çdo gjë përreth po ndotet me pluhurin nga mbetjet e djegies së furrave.

Përndryshe, Drejtoria për Shërbime Publike, në bashkëpunim me ndërmarrjen për menaxhimin e mbeturinave “Eko regjioni”, njësia në Malishevë, janë duke bërë largimin dhe në vende të caktuara edhe varrosjen e mbeturinave, nëpër deponitë ilegale të hedhjes së mbeturinave nga ana e personave të papërgjegjshëm.

Pastrimi i ambientit, do të vazhdoj deri në largimin e të gjitha deponive të tilla, dhe me këtë rast ju bëhet thirrje qytetarëve që të mos i hedhin mbeturinat në vende ku ndotet ambienti dhe rrezikohet jeta e qytetarëve.

Më Shumë

Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën...

Aksion pranveror në Prizren, nis mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, nga sot do të fillojë aksionin...

Lajmet e Fundit