21.7 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Malishevë/ Kthehen në vendlindje eshtrat e kosovarit, i zhdukur para 27 vjetësh në Bosnje

Rifat Berisha (1945), nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës, 27 vite më parë ishte zhdukur diku në Bosnje gjatë rrugëtimit të tij për në Slloveni.

Ndërkaq tani 27 vjet pas të zhdukjes, janë gjetur eshtrat e tij dhe sot janë kthyer në vendlindje pranë familjes dhe fisit të tij në Gurbardh.

Eshtrat e të ndjerit sot janë pranuar nga familja në kufirin e Kosovës me Malin e Zi, ndërsa në pranimin e arkivolit, krahas familjarëve, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe zyrtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, të prirë nga Prenk Gjetaj.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, e ka përshkruar si “një moment emocionues gjetjen pas 27 vjetëve dhe kthimin e eshtrave në vendlindje, por edhe moment i dhimbjes për familjarët, të cilët për 27 vite jetuan në ankth dhe vuajtje në kërkim të familjarit”. Me këtë rast, nënkryetari Berisha ka bërë të ditur se në Komunën e Malishevës vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe 38 persona.

Ndërsa djali i Rifatit, Driton Berisha, i ka përshkruar momentet e fundit që e ka parë prindin kur ishte vetëm shtatë vjeç, ndërsa ka treguar se prindi i tij ishte nisur për të shkuar në Slloveni në vitin 1992, kur edhe ishte zhdukur diku në Bosnje, gjatë luftës që po zhvillohej atje, bëjnë të ditur nga Komuna e Malishevës.

“Nuk jemi ndalur asnjëherë së kërkuari për 27 vjet, derisa e kemi gjetur, prandaj ju bëj thirrje të gjitha familjeve që të mos i humbin shpresat për gjetjen e familjarëve të tyre të zhdukur, por të angazhohen deri në fund”. Ai më pas e ka falënderuar edhe Komunën e Malishevës për përkrahje.

  

 

 

Më Shumë

Etrit Hoti, 2-shi i Vetëvendosjes garon për Kuvendin Komunal të Rahovecit

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor të këtij viti, Etrit Hoti kandidon për Kuvendin Komunal të Rahovecit, si pjesë e...

Albin Kurti propozohet për kryeministër

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka propozuar kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, për...

Lajmet e Fundit