22.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Malishevë: Mungon njëri nga dy të akuzuarit, përsëri dështon gjykimi për vjedhje të rëndë

Ka dështuar të mbahet seanca, e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ndaj të akuzuarve për vjedhje të rëndë, Shpejtim Berisha dhe Faton Morina.

Shkak i dështimit të këtij gjykimi, ka qenë mungesa e të akuzuarit, Faton Morina.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Morina, gjykatësi Lulzim Paçarizi, tha se është lëshuar urdhërarrest, por sipas tij, nga stacioni policor në Klinë, është informuar me shkrim se nuk kanë mundur që ta realizojnë urdhërarrëstin e lëshuar nga gjykata.

Kurse, i akuzuari i parë, Shpejtim Berisha, ka prezantuar në seancë, dhe gjykatësi Paçarizi tha se i njëjti është sjellë nga burgu i Dubravës, përmes Njësitit për Transportimin e të Burgosurve.

Seanca e radhës është caktuar për 13 dhjetor 2018, në ora 13:00.

Gjithashtu gjykatësi, Lulzim Paçarizi, shtoi se për seancën e radhës, për të akuzuarin Faton Morina do të lëshohet fletërreshtim. Ndërsa, i akuzuari Shpejtim Berisha, do të  ftohet përmes Njësitit për Transportimin e të Burgosurve.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 9 shkurt 2011, nga ish-Prokuroria Publike e Qarkut në  Prizren, Shpejtim Berisha, Gëzim Gashi dhe Faton Morina, akuzohen se më 23 qershor 2010, rreth orës 00:30, në fshatin Kijevë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Bazuar në aktakuzë, i akuzuari Shpejtim Berisha, duke hapur me kaçavidë derën hyrëse të  marketit të të dëmtuarit, Fitim Kryeziu në fshatin Kijevë, merr arkën e parave ku në të kishte para në vlerë rreth 300,00, deri në 400,00 euro, 200,00 franga zvicerane, fatura të rregullta me mbishkrim të marketit, mbushje telefonike të kompanive “Vala”, “Ipko” dhe “Z mobile” në  vlerë prej 400,00-500,00 euro.

Në vazhdim të aktakuzës thuhet se i akuzuari Shpejtim Berisha, së bashku me të akuzuarin Faton Morina, i cili kishte bërë roje jashtë së bashku me Gëzim Gashin, ikin më gjësendet e vjedhura në drejtin të fshatit Gllarevë dhe në hyrje të fshatit hapin arkën, marrin paratë dhe arkën e hedhin në mbeturina, ç’rast të dëmtuarit Fitim Kryeziu i shkaktojnë dëm material në vlerë prej 1.100,00 euro.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 253, i Kodit Penal të  Kosovës.

Kurse, sipas shkresave të lëndës procedura është veçuar ndaj të akuzuarit, Gëzim Gashi dhe atë  në shqyrtimin paraprak në konfirmimin e aktakuzës në vitin 2011, kurse në seancën e mbajtur më 20 shtator të këtij viti, ai ishte deklaruar i pafajshëm./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Malisheva pret Vikingur Reykjavikin në Fadil Vokrri, synohet fitorja në ndeshjen e parë

Malisheva e nis për herë të dytë në histori rrugëtimin evropian, duke marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencës. Skuadra e drejtuar nga trajneri...

Në Prizren u mbajt aktivitet përkujtimor me moton `Mos e harro Srebrenicën`

Me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, në Prizren u mbajt një aktivitet përkujtimor nën moton “Mos e harro Srebrenicën” Pjesëmarrësit marshuan në paqe...

Lajmet e Fundit