31.6 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025

Malishevë: Qetësohet situata nga shirat, ndihmohen dy familje të përmbytura nga uji

Aktualisht është qetësuar situata nga shirat dhe rrjedhimisht edhe niveli i ujit në lumin Mirusha ka rënë, njofton Klan Kosova.

Momentalisht rruga Mirushë-Gurbardh vazhdon të jetë e kalueshme me vështirësi. pasi gjatë natës së mbrëmshme, përsëri ura është mbuluar nga uji.

Po ashtu tokat bujqësore përgjatë lumit Mirusha, vazhdojnë të jenë të përmbytura në Bellanicë, Banjë, Malishevë, Mirushë, Lubizhdë, Turjakë dhe Bubël.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sejdi Paçarizi, situata është e kontrollueshme dhe ekipet përkatëse komunale, në vazhdimësi gjatë ditës së djeshme, gjatë natës dhe në paraditen e sotme, janë në terren.

Sipas të dhënave të deritanishme, uji ka depërtuar në së paku dy shtëpi të banimit, një në Bellanicë dhe një në Senik, por më së keqi e ka pësuar muzeu i qytetit në Malishevë, ku si pasojë e erërave të fuqishme, në tërësi është dëmtuar kulmi i muzeut, ndërsa uji i shiut ka depërtuar në të gjithë ndërtesën, e në veçanti në bibliotekën e qytetit, e cila është në katin e sipërm të muzeut.

Dëme tjera nuk janë raportuar deri më tani, ndërsa situata është e  kontrollueshme.

Në ndërkohë, Komuna e Malishevës, i ka ndihmuar dy familjet e përmbytura nga uji.

Më Shumë

Dragashi ndan 150 mijë euro për 21 organizata kulturore, rinore dhe sportive

Komuna e Dragashit ka ndarë rreth 150 mijë euro për të mbështetur 21 organizata joqeveritare dhe klube sportive që do të realizojnë projekte në...

Malishevë: 600 euro kamatë në muaj për 3000 të huazuara

Një 33-vjeçar nga fshati Turjakë I Malishevës ka raportuar në polici se kishte marrë 3000 euro me kamatë mujore prej 20%, nga dy përsona...

Lajmet e Fundit