4.5 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Malishevë / Shtyhet gjykimi ndaj rojës së pyllit që akuzohet për veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike

Me kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Naim Berisha, avokatit Albert Kryeziu, është shtyrë seanca e shqyrtimit gjyqësor, për veprën penale “veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”.

Gjykatësi i rastit, Lulzim Paçarizi, ka deklaruar se avokati Kryeziu, përmes një shkrese ka kërkuar që seanca e paraparë për të martën të shtyhet për një datë tjetër, ku do të jetë i pranishëm bashkë me të mbrojturin e tij.

Sipas gjykatësit Paçarizi, avokati këtë kërkesë e kishte bërë me arsyetimin se klienti i tij, momentalisht ka probleme shëndetësore.

Gjithashtu, në këtë seancë nuk ka prezantuar as përfaqësuesi i të dëmtuarës, Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Xhavit Gajraku, ndërsa prezent ishte prokurori Nazmi Krasniqi.

Meqenëse, nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, gjykatësi Paçarizi, e ka shtyrë seancën për 10 shtator 2019, në orën 14:00, ku palët do të njoftohen me ftesa të rregullta.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Naim Berisha, gjatë muajit shkurt deri më 17 mars 2016, në cilësinë e rojtarit të pyllit në zonën kadastrale Senik dhe Lladrovc, Komuna e Malishevës, me dashje ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe nuk i ka përmbushur obligimet e tij, në bazë të Udhëzimit Administrativ për Mbrojtjen e Pyjeve, Përgjegjësitë dhe Obligimet e Rojës së Pyllit Nr.05/2010.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Berisha, gjatë periudhës së lartcekur, nuk ka evidentuar asnjë person që e kanë dëmtuar, respektivisht që e kanë prerë pyllin, dhe nuk ka paraqitur asnjë fletëparaqitje  për lokacionet ku ka ndodhur prerja ilegale.

Në aktakuzë thuhet se nga kjo prerje ilegale, janë prerë 3374 dru të llojit “ahu” dhe “bungu”, në vlerë prej 3771 euro, dhe dëm mjedisor në vlerë prej 5000 euro, gjendje kjo e konstatuar nga inspektorët e pylltarisë nga Drejtoria Qendrore e Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë.

Me këtë, Berisha akuzohet se ka kryer veprën penale “veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike” nga neni 258, paragraf 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Ajlin Shishko- Hajdari emërohet drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren

Ajlin Shishko -Hajdari është emëruar drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit. Ajo njofton se sot ka marrë zyrtarisht detyrën. Emërimi i...

Dy raste të hetimit të vdekjes në Prizren, trupat dërgohen për obduksion

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e...

Lajmet e Fundit