Shkruan: Avdi Ibrahimi
Që në moshë rinore më ka interesuar dhe kam lexuar shkrime e libra nga autor të ndryshëm kush sundon botën? Më është dashur që nga ajo moshë e re, e deri në ditët kur po i afrohem ngadalë pleqërisë të njihem së paku më këtë të vërtetë.
Sejcili prej nesh kërkon të gjejë në jetë paqen e lumturinë e cila është diçka e shtrenjtë për të gjithë njerëzimin e rruzullit toksorë, ndaj shpesh herë më ka preokupuar mendimi pse shumicën e botës njerëzore e sundon, dhe e kontrollon jetën e tyre një pakicë e shoqerive te fshehta, a thua vërtetë shumica njerëzore të jenë kaq të pafatë e kaq të padijëshëm në botën njerëzore?
Ndaj pyes kush është ajo fuqi e padukshme, e kaq mire e maskuar që ka krijuar gazra helmuese, armët e zjarrta, bombat atomike, për shkatrrimin masovik të njerëzimit? Për këtë po përpiqem me qëllimin më të mirë të ndihmoj në mënyrën time shoqërinë të cilës i përkasë, që ajo të informohet e të mësoj gjërat që nuk i di për t’u mbrojtur, njëkohësisht për t’u liruar nga armiqtë e mbrendshëm e të jashtëm që ka në atdheun e vetë, ngase pjesa më e madhe popullatës së çdo populli të botës ndodhet në padituri, ndaj mendohet se kjo shtresë jeton në lumturi, por bindja ime është se kjo lumturi është e përçasme, por dija është në dorën e pakë njerëzve që zë majat e piramidës janë klasa sunduese që kontrollojnë dhe sundojnë popujt e botës, ata nuk thonë të vërtetën kur japin informacion publik, përkundrazi dizinformojnë e manipulojnë opininonin, ata për interesat e tyre duan që njerëzimin sa më gjatë që munden ta mbajnë në gjendje paditurie, t’i mbajnë në frikë të përhershme duke ua kontrolluar mendjet pë t’i futur në konflikt të pafund me vetvetën. Për këtë ata kanë në posedim kapitalin botëror që udhëhiqet nga familjet e mëdha të britanikëve Uinsdorët, Rotshildët, Rokfelerët e të tjerë.
Klika që kontrollon e mban nën sundim gjininë njerëzore, thonë studiues e autor të ndryshëm, si në këtë rast autori i librit “Konspiracioni Botëror”, dhe “Sekreti më i Madh”, David Icke, ata që sundojnë botën nga lashtësia deri në ditët tona janë “Vëllazëria Babilonase”, të cilët janë të përgaditur në nivel të lartë të piramidës që posedojnë dije shumë të përparuar e të fshehtë që i ruajnë në tepër sekret, siç është rasti i familjës së madhe britanike Uinsdorët, Rotshildët, familjet mbretërore e aristokrate evropiane, Rokfelerët, estabilishmenti në SHBA, që i përkasin presidentët amerikan, pronaret e tokave, të industrisë, tregtisë, bankat dhe administratorët që konsiderohen persona të sigurt të tyre.
Është ky klan sundimtar që kanë themeluar dinastitë mbretërore, aristokracinë dhe klerin evropian, për ta shtrirë më pastaj pushtetin e tyre në gjithë botën: -mbi të gjitha nëpërmjet Perandorisë së “madhe” britanike. Ata vetëm në SHBA kanë patur 33, president, që kanë qenë të lidhur gjenetikisht me dy persona, me Mbretin Alfred i Madh i Anglisë dhe më Karlin e Madh, monarkun e famshëm francez të shekullit IX.
Çka është më rëndësi për të ditur kjo klikë sunduese e popujve të botës vepron në hije, jasht sundimit publik.
2
Në historinë e mistereve mbetën shumë gjëra pa u zbërthyer ngase ato janë shkruajtur nga njerëz që kanë kryer shkolla mistike, ndoshta disa prej atyre librave misterioz mund edhe të mos dëshifrihen kurrë sepse ato janë shkruajtur me kode e figura të fshehta nga mjeshtër të mëdhenj me mendje të ndritur që kanë parashikuar të ardhmën e ndryshimit të madh të botës natyrore dhe njerëzore, që kanë dhënë burime të rëndësishme e më vlerë për mendjendriturit që posedojnë aftësi ezoterike në misticizëm. Lexuesi i arsyeshëm duhet të kuptoj ashtu siç kam kuptuar edhe vetë se të gjitha ngjarjet që nga lashtësia e deri në ditët tona që janë shkruajtur prej tyre sado që thonë se i janë përmbajtur së vërtetës nganjëherë ma thotë mendja se në ato libra nuk gjendet e gjithë e vërteta, por ka sasi të konsiderueshme informacioni, të cilën ata mund të mos e kanë ditur, përpjekja për të ardhur deri të e vërteta mund të kenë pasur mangësi të dyshimta gjatë studimeve apo hulumtimeve të tyre për shoqëritë e fshehta.
Përderisa po shkruaja për temën në fjalë në televizionin mediatik në TopChanel më ka rastisur të shikoj emisionin “Enigma”, bota e dijës të përgaditur nga autori Nadir Mura, librat më misterioz të botës:
-Libri: “Bibla e Djallit”, (sekreti i djallit – mesjetar), i shkruar në 312 fletë lëkure të gomarit, që u shkrua mbrenda një nate nga murgu Hermanos i cili është autor i librit misterioz të shkruar pa bërë asnjë gabim dhe libri ende është i padeshifruar!
-Libri: “Volumi i Aleksandrisë”, libër misterioz që ka shpëtuar kur është djegur Biblioteka Aleksandria që ishte themeluar nga Ptolemeu në Egjipt për nder të Aleksandrit të Madh. Cezari këtë liber e kishte konsideruar shumë të rrezikshëm e më plotë mistere!
-Libri: “Dorshkrimi Vajniq”, i shkruar nga një tregtar polak që përmban dije univerzale të njerëzeve me dije të larta misterioze, është ky libri më i padeshifruar në botë!
-Libri: “Nekronomikon”, (libër për të vdekur), me përmbajtje të mistershme i shkruar nga një magjistar i Jemenit, libri ka mbetur në duart e masonëve!
-Libri: ”Doktrina Sekrete”, vargjet janë shkruajtur nga Helena Glabocki, një grua e mistershme, libri ndodhët në një manastir tibetian!
-Libri: “Shpirti merr Jetë”, liber misterioz e një morie vdekjesh misterioze!
-Libri: “Kodeks”. Kodiku i Beratit, është kodifikuar si libri më enegmatiku në botë, është gjetur në Kishën e Klasë së Beratit dhe daton në kohën e Justinianit të Madh të Dardanisë (482-565), Perandor i Bizantit.
Gjithashtu në librin “Sekreti më iMadh”, të autorit David Icke, po aty faqe 16, shkruhet: -Në Balbek, në verilindje të Bejrutit, në Liban ndodhën tre blloqe guri, secila me peshë 800, tonelata janë të vendosura lart mbi një mur. E gjithë kjo është realizuar mijëra vjet para Krishtit! Në Peru janë Vijat Nazake misterioze.
Dijet që kanë krijuar këto mrekulli si ato të Nazakës, të Balbekut, Piramidës së Madhe të Gizës dhe krijime tjera të mahnitshme në vende të ndryshme të botës, na lejon të kuptojmë se këto mrekulli të mbetura si dëshmi e lashtësisë tregon se para nesh ka jetuar një racë e përparuar në mes njerëzish mjaft primitiv, që ndaj bindjen time se kjo racë e përparuar ishin pellazgo-ilirët, që përshkruhet edhe në Testamentin e Vjetër (Beslidhja e Vjetër), se kjo racë e përparuar njerëzore është parë si “perëndit” ngase ata krijun mrekulli të tilla teknologjike, ndaj edhe janë si “perëndi” nga një popull i paaftë për të kuptuar zotësi të tilla, për këtë Homeri autiri i librit të “Iliadës” dhe “Odisesë”, Pellazgët-Ilirët i ka quajtur “Popull Hyjnor”.
3
Manipulimi i madh i shoqërive të fshehta që kontrollojnë e sundojnë botën (3)
Siç kemi theksuar më lartë “Vëllazëria Babilonase” që nga zanafilla zotëron dije të larta dhe krijoi shkollat e saj misterike, që simboli i besimit të tyre ishin, Dielli, zjarri, gjarpëri e të tjera, Dielli qe kult adhurimi i popullsisë botërore mbasi përbënë dhuntin natyrore nxehtësinë dhe dritën që efekti i tij është jetëdhënës për rritjen dhe zhvillimin e njerëzimit e bimësisë mbi mirëqenien e botës bimore, njerëzore e shtazore, simbol i gjarpërit është i traditës hebaraike që konsiderohej prej tyre si engjulli serafinë ose i “gjarprinjëve të zjarrtë”, simboli i zjarrit u bë perëndia Prometeu, që u vodhi zjarrin (dijën) perëndive dhe ja dha njerëzve. Sipas teksteve dhe legjendave të lashta thuhet: -themeluesi i Babilonisë ka qenë Nimrodi që mbretëroi bashkë më të shoqën mbretëreshën Semiramidë, ai përshkruhej të ketë qenë ”tiran i fuqishëm” dhe njeri prej “gjigandëve”.
Vëllazëria, sot është Londra ku kanë vendosur shtabin e tyre që e konsiderojnë si “Troja e Re”, në ghuhën pellazge-ilre-shqipe “Trojë” do të thotë “Tre vende”, që besimi i krishter e ka huazuar qysh nga bota e lashtë dhe e quajnë Trinitet, Homeri në “Iliadë”, bënë të njohur se Troja është themeluar nga Dardani, biri i perëndisë pellazge Zeusi. Troja u shkatërrua në vitin 1200 para Krishtit, Enea fisnik Dardan u largua bashkë me ata që shpëtuan prej popullit të tij që fillimisht u vendos në Itali, aty u martua me të bijën e mbretit Latin, që më vonë prej tij rrodhi perandoria romake. Nipi i Eneas, Brutusi ka zbarkuar në Britani të Madhe rreth vitit 1103 para Krishtit me një grup trojanësh, princi Trojan sipas disa dokumenteve e të dhënash uëlsiane; “Brutusi qe pritur nga tri fise britanësh që e shpallën mbret. Ai themeloi pastaj qytetin “Caer Troia” – Troja e Re”, pjesa më e madhe e njerëzve të planetit Tokë nuk e dinë se Londra, faktikisht është Troja e Re”.
Vëllazërisë Babilonase, besimi fetar i ka shërbyer për realizmin e planeve të tyre mbi sundimin e botës, të gjitha besimet e mëdha fetare, induizmi, krishterimi, judaizmi,dhe islamizmi kanë lindur në Lindjen e Mesme e të Afërt. Në faqen 113 të librit “Sekreti më i Madh”, Icke shkruan: -Qëllimi i këtyre besimeve ishte ai i burgosjës së mendjës dhe i shtypjes së emocioneve nëpërmjet frikës dhe ndjenjës së fajit.
Ata zakonisht bazohen mbi një farë figure “perëndi shpëtimtare”, si Jezeuesi apo të Muhametit, dhe vetëm duke besuar tek ata e duke ndjekur urdhërat e tyre mund të gjeshë “Perëndinë” e të shpëtosh.
Kjo është saktësisht ajo që thoshin priftërinjtë babilonas për Nimrodin, kur vunë në zbatim një program kontrolli nëpërmjet besimit fetar. Në shkollat misterike është prania e: ”12 apostujve (dishepujve), kalorës ose ithtar që rrethojnë perëndinë”. Numri 12 është një shprehje kodike për të treguar 12 muajt e vitit si është shenja e zodiakut perms të cilave kalon Dielli, “perëndia”, i simbolizuar nga numri 13, që vlenë të cekim se Pitagora ka patur një jetë aktive folozofike nga Italia e Jugut qysh në vitete 525 dhe 500 para Krishtit, i cili në doktrinën e tij filozofike fetare kishte dhënë idenë shkencore se të gjitha sendet janë numra. Gjithashtu në Librin e zbulesës Semiramida mban një kurorë me 12 yje. Poashtu edhe simboli i bashkimit Evropian ka një rreth të formuar me 12 yje, që rrjedh nga Vëllazëria.
Atëherë sejcilit prej nesh na shkon në mendje athua vërtet Bibla është fjala e Perëndisë…? Për këtë pyetje mund të gjindet përgjijgja e David Icke i cili ka shkruajtur se: -Bibla është shkruar me kodin ekzoterik të shkollave misterike. Çdo anëtar që arrinte nivelin më të lartë të shkollave misterike egiptiane quhej Muse, Mose ose… Moisi. Ndërsa sofisti filozof i periudhës antike Protagora ka dhënë mendimin se njerëzit duhet të edukohen në ruajtjen dhe respektimin e zakoneve, ligjeve, rregullat morale, dhe traditat e tyre, njëkohësisht Ai për çështjën e fesë ka mbajtur një qëndrim duke thënë se: -pamundësia për të njohur me siguri ekzistencën dhe natyrën e perëndive nuk duhet të na pengojnë në adhurimin e perëndive. Për këtë qëndrim relativizues është kritikuar ashpër nga Sokrati dhe Platoni.
4
Ishin shkollat misterike ato që krijuan figura historike e “Bijëve të Perëndisë”, që nga koha e lashtë si: Krishna në Hundistan; Buda në Indi; Osiridi dhe Horusi në Egjipt; Zarathustra në Persi; Tamuzi në Siri e Babiloni; Bedrui në Japoni; Thori, i biri i Odinit, midis galëve; Adoni, i biri i virgjireshës Jo në Greqi; Isioni në Romë; Prometeu në Kaukaz; Muhamedi në Arabi; e të tjerë. Në Testamentin e Ri (Beslidhja e Re”) thuhet se: – Bijë të Perëndisëqë vdiqën për t’ia falur Zoti mëkatet njerëzimit, ishin lindur disa prej tyre nga nëna të virgjëra dhe dita e lindjës së tyre binte në 25 dhjetor…! Mitra kryqëzohet, por ringjallet më 25 mars, për Pashkë! Besohej se Mitra ishte i biri i (Diellit) i perëndisë së vdekur për të shpëtuar njerëzimin dhe për t’i dhuruar jetën e përtejme. Të gjitha këto ritual e kanë burimin mijëra vjet më parë në kohërat e Babilonisë tek historitë e Nemrudit, Samiramidës dhe Tamuzit, që përkon me Jezusin (Jezeusi).
Krishterimi dhe Kisha Katolike e kanë bazuar kultin e tyre mbi perëndinë – Diell persiano – romake të quajtur Mitra (Nimrodi); Horusi ishte “biri” i Perëndisë së Egjiptit. Ridhte nga babilonasi Tamuz, që u bë pikënisja e mëvonshme e Jezuesit; Jezusi për besimtaret e krishter ishte “Drita e Botës”; ashtu sikurse Horusi ishte “Drita e Botës”; që të dy ishin “e vërteta, jeta”; Jezeusi lindi në Betlehem, “shtëpia e bukës”; Horusi lindi në Annu, “vendi i bukës”; Jezusi ishte engjëll; Horusi ishte engjëll; Simbol i Jezusit është kryqi; Simbol i Horusit ishte një kryq; Jezusi lindi nga një virgjireshë, Maria: Horusi lindi nga një virgjireshë Isida; Jezusi qe pagëzuar në moshën 30 vjeç, poashtu edhe Horusi…
Në epokat e kaluara, e të ndryshme të besimeve fetare “hyjnore”, besimet e mëdha të feve u dhanë emra të ndryshëm “bijëve të perëndisë”; pra është e lashtë tradita e flijimit të shpëtimtarëve për çlirimin e njerëzimit; gjithashtu edhe ringjallja rrjedh nga besimet e lashta që është një ritual diellor. Të gjitha besimet fetare janë krijuar nga e njeta fuqi, mbi perëndinë – shpëtimtar.
Konstandini i Madh, krijoi Kishën e Romës dhe thuajse Roma u krijua si një Babiloni e Re, ndaj edhe krishterimi është i mbushur me simbole babilonase, i tërë procesi i besimeve fetare ka qenë një mashtrim i madh për njerëzimin, Elita kishtare i ka ditur gjithmon ngase ajo është edhe vetë pjesë e shoqërive të fshehta në krijimin e miteve të rreme të besimeve të ndryshme fetare. – Autoriteti që ka shpikur Jezusin dhe krishterimin, është i njejti autoritet që sot kontrollon botën vë në pah David Icke. Simbolet si “Sidoni i Shenjtë i Tirinos”; “Ylli i davidit”; “Zodiaku i Diellit”; “Kryqi i Thyer”; e shumë simbole tjera përdorën sot nga masoneria.
Për Jehovën kleriket fetar thonin se është i vetmi Zot? Si është e mundur në liturgji fetare të krishterëve të ndahet në tri pjesë: “Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë”…? Trinia në realitet janë Nimrodi, Tamuzi dhe Semiramida.
5
Faltoret e lashta ishin të perëndive pagane, një nga qendrat kryesore të botës ishte Tempulli (Faltorja) e Dodonës që për Perendi konsiderohej Zeusi pellazg Dodonasi, në Tempullin e Dodonës vinin për peligranazh nga e gjithë bota dhe lutjet bëheshin në gjuhën pellazge-ilire nga prifterinjtë e priftëreshat e kohës, faltoret ku besimtaret drejtojnë lutjet për Zotin sot janë katedralet e krishtera. – Sipas myslimanëve Zoti islamik Allahu është i njejti “zot” judeo-i krishterë Jehovai: Kurani është liber i shejt i Islamit, por muslimanët i besojnë edhe “Pentatoukos”, pesë librave të parë të Testamentit të Vjetër, që i atribuohen Moisiut (Musës). Gjithashtu muslimanët besejnë se Abrahami (Ibrahimi) e ka ndërtuar Qabenë, faltoren e shenjtë të Mekës, vend pelegrinazhi për muslimanët. Në faqen 166 – 167 të librit “Sekreti më i Madh”, autori Icke shkruan: – Libri i shenjt, Kurani, që supozohet se është frymzuar nga Zoti, ndalet mbi Jezusin (Isanë) për 93 rreshta, duke folur për të si për një njeri të gjallë. Islami është krijuar nga po ato organizata të Vëllazërisë Babilonase që krijuan edhe besimet e krishtera, për ta burgosur më tej njerëzimin për ta përçarë dhe sunduar…Islami nuk është version i kundërt i krishterimit dhe judaizmit, janë që të tre e njejta gjë, por me një emër të ndryshëm, i kontrolluar nga të njejtit persona të Vëllazërisë, është kjo elit botërore që zgjeruan pushtetin e tyre përmes krijimit të problemit të luftrave botërore e ndërshtetërore; për mes vrasjeve e masakrave të papara ndonjeherë; perms akteve pirateske; dhe manipulimeve të pamëshirshme e të pafundme tregtare e financiare për pasurimin e tyre dhe varfërimin e popujve të botës, pas përfundimit të luftrave ata përgadisin program kontrollin gjoja se janë ata të parët që reagojnë kunder luftrave të tmerrshme të ndodhura në të vërtet prej tyre, ndaj ata përgadisin program kontrollin e zgjidhjës së problemit, janë Rotshildët që i japin hua shteteve të shkatërruara nga lufta e konfliktet mbrenda shtetërore duke u dhënë hua qeverive të dalura nga lufta për zhvillim dhe rindertim te vendit dhe përfitojnë para të tjera nga dhënia e huave nga bankat e krijuara prej Fisnikërisë së Zezë që kanë shtrirje në qendrat e ndryshme shtetërore, Zvicrra është njera prej qendrave kryesore financiare botërore për Vëllazërinë, për këtë arsye Zvicrra mbetet gjithnji të jetë jasht luftrave botërore.
Në librin e tij “Hebrejtë dhe kapitalizmi modern”, professor, Verner Sombari shkruan: “Në periudhën prej vitit 1820 e këndej fillon shekulli i Rodshildëve, kështu kah mesi i shekullit ka ekzistuar opinion i përgjithshëm se ka vetëm një fuqi të vetme në Evropë, e ajo është Rotshild”. Prej kur “ATA” qeverisin me Francën, Gjermaninë, Austrinë, Anglin, SHBA-të dhe Rusin mund të nxirrni përfundimin “kush është perandor botëror”. Sikundër është prej gati 130 vjetësh familja e dinastisë Xhon D. Rokfeler në SHBA dhe në tërë botën që ka një pasuri marramendëse si është Çejz Menheth Bank ku për të shkruan autori i librit “Komploti Botëror”, Nikola M. Nikolov se: “Kjo Bankë i ngjan një shteti të pavarur dhe të fuqishëm, i cili mallra dhe pasuri ka më shumë se shumë shtetet të tjera të botës. Dejvid Rokfeleri ka pasur takime më shumë shefa të shteteve se cili do shef ose udhëheqës shtetëror në botë”.
Kur kemi të bëjmë me ndonjë shtet të botës ku vendi sundohet nga diktatura e hapur e deklaruar nga diktatorë, nuk mundet pafundësisht diktatori të kontrolloj dhe sundoj shtetin e tij, sepse nga pakënaqësi të shumta populli ngritet në revoltë derisa ta rrëzoj nga pushtetin sundimtarin diktator, por ajo që përbënë rrezik për një popull – kombë, është kontrolli i shoqërive të fshehura që nuk arrin ti shohësh publikisht, nuk mund ta identifikosh, për ta vënë në shënjestër për ta kundërshtuar e luftuar atë që vepron në fshehtësi të plotë, ndaj Vëllazëria e fshehtë mund të ecën përpara përgjithmonshëm, ngase s’ke si rebelohesh kundër diçkaje që nuk dyshon se ekziston. Struktura globale e Vëllazërisë në përbërje të saj ka “Urdhërin qëndror të Ditës”, që drejtohet nga Londra (Troja e Re); qendrat tjera të rëndësishme janë Parisi; Vatikani; Në SHBA “drejtor filialash të bankave financiare më të rëndësishme që varen nga Londra janë Rokfelerët.”
Kjo është natyra e të qeverisurit e botës nga një pakic fare e vogël që ndodhët në siti të Londrës dhe në qendra tjera kryesore, si Parisi, Boni, Brukseli, Uashingtoni, Nju Jorku, Zvizrra, Vatikani e të tjera, ata kanë një strukture përsosmërisht të organizuar përmes organizatave të fshehta të krijuar prej Vëllazërisë që kontrollojnë e sundojnë në gjithë botën, shumica e popujve të botës ende nuk e dinë dhe nuk i kanë kuptuar veprimet e tyre që kanë marrë kontrollin e institucioneve politike dhe fetare.
Në shekullin XII shfaqën në dritë tri nga shoqërit e fshehta, bëhet fjalë për Kalorësit tempullar, Kalorësit e Shën Gjonit të Jerusalemit, dhe Kalorësit Teutonë, që një emër të përbashkët kanë “Kalorësit e Diellit”.
Mjeshtër i parë i Madh i Kalorësve Tempullar ka qenë francezi Hugo de Pajens, që hyri në urdhër në vitin 1124; çdo njeri që ka frekuentar Katedralet gotike dhe kishat e krishtera janë plot me simbole diellore, astrologjike, seksuale të lidhura me hyjnitë femrore.
6
Në vitin 1090, në të njejtën periudh kur themeloheshin urdhërat e Tempullarëve të Maltës dhe Teutonëve aktivizohet një sekt i themeluar nga persiani Hasan Sabah (Vrasësit), Tempullarët dhe Vrasësit edhe pse formalisht u përkisnin dy rreshtimeve të kundërta, ata bashkëpunonin ndërmjet vete. Shkrimtari dhe studiuesi francez Zhan Robin, ka arritur në përfundim se: – Urdhëri i Tempullit përbëhej prej shtatë rrathësh të jashtëm, në të cilin jepeshin mistere më të “vogla” dhe prej tre rrathësh të brendshëm, që vepronin përkundrazi misteret më të “mëdha”, simbole nga më të ndryshmet sot janë e njejta gjë edhe në rastin e masonerisë dhe të gjitha shoqërive të fshehta që veprojnë në urdhërat e Vëllazërisë.
– Frankët e morën emrin nga kreu i tyre Franci, që vdiq në vitin11 para Krishtit; Psardhësit e tij nga Trojan në Turqin aktuale, dhe qendra e tyre ishte Këlni në Gjermani; Franci themelues i frankëve deklaronte se rridhte nga Noeja dhe paraardhësit e tij banonin në Trojën e lashtë. Qyteti i Francës Troyes (Parisi) qe themeluar prej tyre në shekullin VI, pasi tashmë ishin njohur Merovingët, dhe mori emrin nga princ Paridi i Trojës së lashtë, i biri i mbretit të Trojës Priamit; Emri i Merovingëve ishte vetëm një emër i Vëllezërisë Babilonase…
Në faqen 209 – 210 të librit “Sekreti më i Madh”, ku autori Icke shkruan: “Urdhëri i Manastirit të Sionit bëri të qarkullonin ca kopje të dy pergamenave të Bigosë në vitin 1967…; Mendohet se urdhëri ka lindur në qytetin francez Troyes, i themeluar nga frankët sikambër (merovingët) ku u organizuan zyrtarisht tempullarët…; Mjeshtrat e tij të Mëdhenj quheshin Nautoniers ose Lundërtarë dhe ata që kanë mbajtur këtë titull midis viteve 1188 – 1918 janë të radhitur në dokumente të njohura si “Dosjet Sekrete”, tekste të publikuara privatisht dhe të depozituara në Bibliotekën Kombëtare të Parisit midis tyre figurojnë Marie e Zhan de Kleri; Leonardo da Vinçi; Sandro Botiqeli; Nikolas Flameli; Robert Fludi; Isak Njutoni; Robert Bojli; Zhan Koktoja; Viktor Hygoi; Klod de Bysia, Mjeshtër i Madh i Urdhërit të Trëndafilkryqtarëve…”. Një nga lozhat masonike sot më të rëndësishme, gjejmë në Zvicërr Lozhën e Madhe Alpine; Midis anëtarëve të saj figuron Henri Kisingjeri… Adolf Hitleri, që ishte rrëmbyer nga magjia e zezë thoshte se: “për ti kuptuar nazistët, duhej të kuptoje Vagnerin”. Sipas një legjende, Vagneri ka shkuar për ta takuar Sonierin në Rene lë Shot; Poashtu Zhyl Verni, autor librash “fantastiko- shkencor”, ishte një anëtar i lartë i shoqërive të fshehta që ka qenë në dijeni të shumë sekretve. Poashtu përshkruesi i Atlantidës, Platoni (427- 347 para Krishtit), filozof i lashtë në Greqi, ishte anëtar i lartë i shoqërive të fshehta dhe i shkollave misterike; Ndërmjet shumë personaliteteve të famshëm historikë qe edhe Kristofor Kolombo i lidhur me Zhan d’Arkën; Rëne d’Anzhuja ai që shpiku kryqin e dyfisht, i cili u bë i njohur si Kryqi i Lorenës; Nostradomusi emri i ti i vërtetë është Mishel de Notre Dame; Trëndafilkryqtari Frensis Bekon, Mjeshtër i Madh në Angli, qe me një rol vendimtar në themelimin e Urdhërit të Masonerisë, njëkohësisht ishte edhe autori i vërtetë i dramave të “Shekspirit”; Një Trëndafilkryqtar qe edhe Martin Luteri i shoqërive të fshehta gjermane, krijoi Kishën e tij Luteriane të besimit të krishter protestant; CIA, Sherbimi Intelegjent Amerikan, është krijuar nga elita e sherbimeve të fshehta britanike gjatë presidencës së masonit të grade 33-të, Henri S. Trumani…Në shekujt XVI – XVII u bë krijimi i Masonerisë, që bashkoi trëndafilkryqtarët dhe tempullarët e Anglisë me ata të Francës, si Garda Skoceze, vepronin në arritjen e qëllimit për të vënë dorë pushtetin në shkallë globale dhe botërore.
Riti më i përhapur i masonërisë botërore përfaqësohet nga 33 shkallët e Ritit Skocez, për këtë njerëz më me ndikim udhëheqin pushtetin në hije.
7
Sipas dokumenteve të historianit të Masonerisë Menli P. Hill, -midis 56 firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë amerikane, rreth 50 ishin mason si: Xhorxh Vashingtoni; Benjamin Franklini; Edmund Rudolfi; Tomas Xhefersoni: Xhon Adamsi e të tjerë.
Studiues apo hulumtues të ndryshëm që janë marrë me temën e shoqërive të fshehta kanë nxjerrur të dhëna se Komiteti 300-tëve, i njohur si “Olimpikët”, është fjala për treqind familje, të cilat brez pas brezi qeverisin botën nën drejtimin e përgjithshëm deri tek grupet më të vogla, që zënë nivelet më të larta të hierarkisë piramidale, vitet e fundit të shekullit XIX, është themeluar një shoqëri e fshehtë “Tavolina e Rrumbullakët”, nga Rotshildët, nga Openhajmerët, nga Sesli Rodi, nga Alfred Milneri, nga Zhan Smutsi dhe një sërë emrash të tjerë, qendra e së cilësh është sërish në Britani të Madhe.
Edhe “Satanizmi”, është një tjetër emër i shoqërisë së fshehtë të Vëllazërisë, që emërton kultin e një force negative dhe tejet shkatërruese për njerëzimin, Satanizmi është kundër çdo gjëje pozitive të njerëzimit, ritete e tyre kryhen natën atëherë kur fusha magnetike është më e qëndrueshme.
Nga autor të ndryshëm që nga lashtësia deri në ditët tona, tema e flijimit të njerëzve dhe kafshëve mbush faqe të tëra në libra të ndryshëm historik të botës, që nga therrja e qingjit, dashit, demit e kafshëve tjera për “kurban”, domëthënë ai që vritet për “mëkatet e të tjerëve”. Ishte Abrahami (Ibrahimi) ai që do të flijonte fëmijën e tij Isakun (Ismailin) për të fituar besimin e Perëndisë, por në vendë të fëmisë së tij therri një qingj, i njeti ritual kryhet sot nga satanistët, 19 prilli është një date satanike rituale e lidhur me zjarrin (perëndinë e zjarrit), tempujt hebraik ishin thertore kafshësh për vrasje dhe flijimin ritual.
David Icke në librin e tij “Sekreti më i Madh” ka shkruajtur: “Satanisti më i famshëm i botës, Aleistrer Krauli, që kishte lidhje me Uinston Çurçillin dhe me nazistët, ka përkrahur flijimin njerëzor dhe ka pranuar flijimin e fëmijëve.
Në librin e tij të vitit 1929 të titulluar “Magick In Theory And Praktike”, shpjegon arsyet e vdekjës rituale dhe motivimin pse viktimat më të mira janë fëmijët e vegjël të gjinisë mashkullore…Krouli shton në një shënim në fund të faqës, sipas dokumentit të lënë prej tij, satanisti Frater Perurabo e kreu një flijim të këtij tipi të paktën 150 herë në vit midis viteve 1912-1928. Mendoni një çikë! Kjo do të thotë që vetëm ky njeri ka flijuar gati 2.500 fëmijë vetëm në atë periudh. Ju duket ende e vështirë të kuptoni se çfarë u ndodh miliona, fëmijëve që zhdukën në vit në gjithë botën dhe për të cilët nuk dihet më asgjë? Pa llogaritur të gjithë ata që rriten me qëllimin e vetëm për t’u flijuar dhe publiku nuk di asgjë…kur kremtohen ritet satanike, janë netët e hënës së plotë…për satanistët data e 1 majit, dita kur në vitin 1776, u themelua Urdhëri i Mendjendriturve Bavarez dhe dita e festës sipas kalendarit socialist e komunist e krijuar nga Vëllazëria Babilonase”. Rrethi i vrasësve pedofil, që dalin në dritë në Belgjikë në vitin 1996, nuk është gjë tjetër veçse një pjesë e rrethit satanik, i cili vepron në atë vend, dhe autoritetet shtetërore duhet bërë punën e tyre në parandalimin e këtyre krimeve tmerruese që shkaktohen nga përbindësh njerëzor. E vazhdon më tej në shkrimet e tij Icke: – Në krye të atij rrethi Satanist ishte Mark Dutraksi… pjesa më e madhe e masonëve nuk janë Satanist, apo përdhunues fëmijësh, por ka një përqindje më të madhe pedofilësh që veprojnë mbrenda shoqërive të fshehura si Masoneria, se sa jasht tyre.
Vërtet tmerruese gjatë leximit të 692 faqeve të librit të Ickes, më është rrënqethur mishtë, e shpesherë më është zënë fryma për këto krime e tragjedi të papara, e të padëgjuara ndonjëherë në mendjet normale njerëzore që i shkatohen fëmijëve dhe njerëzve në botë ku kanë ndikimin e tyre sekti satanist dhe sektet e llojeve të tilla të shoqërive të fshehura.
Mediat publike të shkruara elektronike dhe atyre radiotelevizive ende janë larg realitetit të informimit të saktë, ngase edhe ato vetë janë të kontrolluara e në duart e Vëllazërisë, të cilat më shumë dezinformojnë se sa që informojnë realisht, mungesa e tyre për t’u marrur me këto tema të frikshme që po ndodhin kudo në botë me njerëz të pafajshëm e në veçanti më fëmijët janë tejet shokuese.
Një njeri që ka punuar për 28 vite më radhë mbrenda FBI-së, Ted Gundersoni, ka treguar gjatë një konference mbi kontrollin mendor në SHBA: -pas një kërkimi të gjatë e të thelluar, ka arritur në përfundim se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës egzistojnë 3.750.000 (tre million e shtatëqind e pesdhjetë mijë) satanistë praktikant, dhe se kryhen prej tyre rreth 50.000 deri në 60.000 flijime njerëzore në vit.
E tmerrëshme apo jo! Në “Planin Paperklip” dhe programet e mëparshme të kontrollit mendor që kordinuan planin në SHBA, ishin vëllezërit Dullesi, kusherinj të Rokfellerëve, që të dy thuhej se ishin “satanist e nazistë”, Xhon Foster Dullesi, i cili u bë sekretar i shtetit pas luftës, ndërsa vëllai i tij Allen Dullesi u emrua në krye të Agjensisë së Shërbimeve Sekrete, CIA-s; Përgjegjës zyrtar i projektit programor të kontrollit mendor qe Euin Kameron. Në biografin e Allen Dullesit thuhet se ishte: -diplomat me karrier të shkelqyer dhe oficer i CIA-s, ka qenë truri i veprimtarisë së shërbimit të fshehtë amerikan gjatë luftës së ftohtë.
Në vitin 1914, kreu studimet në Princeton ku mori titullinb Mr. i Arteve; Punoi në Indi dhe Kinë, në vitin 1916 hyri në diplomaci, fillimisht u emrua në Vjenë, pastaj në Bernë e Stamboll; Në vitin 1941, hyn në O.S.S. (Organizim i Sherbimeve Strategjike), që drejtohej nga koloneli Donovan; Në vitin 1942 u ngarkua me mison në Zvicër ku vendos lidhje me oficerët madhor gjerman, që do të bashkëpunonin me aleatët për kapitullimin pa kushte të ushtrisë së Rajhut III në Itali. Alleni ka lënë dy libra të shkruar “Asët e Spiunazhit”, përkthimin nga rusishtja në gjuhen shqipe e ka bërë Sokrat Gjerasi, është botuar në vitin 2003 nga Shtëpia Botuese “Onufri”. Në liber mund të lexoni: -Spiunazh klasik; Rrjetet agjenturore; Agjentet vullnetar; Agjentet e “dyfishtë”; Dezertorë; Informacioni i rremë; Kodet dhe shifrat; Mjetet teknike të zbulimit; Vlersimi i të dhënave. Dulles ka shkruar dhe një liber tjetër: “CIA kundë KGB – Arti i Spiunazhit”, në kohën sa ishte drejtor i CIA-s si një zbulues profesionist, tregon mbi përballjen globale kundër KGB-së ruse që përdorte dhe përpunonte metodat e zbulimit të spiunazhit, të njohura që nga lashtësia, te Bashkimi Sovjetik Dulles shihte kundërshtarin: “i cili e ngriti artin e spiunazhit në lartësi të paparë, duke vënë në jetë mekanizma të minimit dhe mashtrimit”; Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri” në vitin 2002, përktheu nga rusishtja në gjuhën shqipe Nikolla Sudar.
Sërish po i referohem David Ickes, i cili ka shkruajtur: -Kam zbuluar përmes kërkimeve të mia se satanistët dhe pedofilët i mundon një ankth ideja fikse që të kenë marëdhënie seksuale me vajza të mitura, sikurse edhe me djem të mitur…Ekziston një park lojnash me sfond seksual i rezervuar për politikanët amerikan e të huaj të rangut të parë, si edhe për kriminelët, për bankierët, për afaristët e njerëzit e spektaklit të gjithë anëtar të Vëlllazërisë Babilonase; Ky vend quhet Pyelli Bohem, ndodhet në veri të San Franciskos në Kaliforni, afër fshatit Monte Rio, gjatë lumit Rusian, në kontenë e Sonomës; Ky pyell ishte një “kamp veror”dhe një qendër satanike e Elitës, që drejton planetin Tokë, dhe pikërisht këtu, krerët e shteteve marrin shumë prej vendimeve, që pastaj i zbulojnë publikisht…Kam një fotografi të vitit 1957, e cila tregon Ronald Reganin dhe Riçard Niksonin të ulur në tavolinën e pyellit Bohem…Poashtu Icke shkruan se kësaj rryme sataniste i përkisnin Xhorxh Bush e Dik Çejni; Hillari Klinton e Al Gor; e të tjerë, (Po aty faqe 441-443-445), në librin Sekreti më i Madh.
Si ndodhi që në vitin 1980, tridhjetë shkenctar ndër më të mirët që punonin për projekte të fshehta, shumica programuesh kompjuterësh, vdiçën në rrethana të çuditshme dhe të errëta…?! Kjo është pyetja që më së shumti i mundon njerëzit kur njerëzit vdesin në rrethana të mistershme?
9
Një nga perëndeshat më të rëndësishme për satanistët është Hekata, ajo konsederohet prej tyre perëndesha e arteve të Ferrit; Në Fjalorin Mitologjik në faqen 105, ajo përshkruhet se ishte: -e bija e Perseut dhe Asterisë e cila bënte pjesë në gjeneratën e parë të perëndive në pushtetin suprem të Zeusit pellazg Dodonas ruajti privilegjet që kishte pasur si hyjneshë mirëbërëse; ishte mbrojtja e detrave, e udhëtarëve, e gjuetarëve, e grave shtatëzëna dhe e kopeve, i tillë ishte rolii saj në Delos, Athinë e disa vende tjera në Greqinë e lashtë pellazge-ilire, ku e identifikonin me Artemiden në kohën e Zeusit.
Por kur filluan ta marrin të huajt për perëndeshë të tyre pak nga pak Hekata mori një karakter të dyshimtë dhe të keq, ajo u bë hyjneshë që sundonte mbi hijet, shpirtrat dhe demonët e kqinj; Me shpirtërat e të vdekurve ajo shkonte në kryqëzimn e rrugëve dhe pranë varreve; Në kryqëzimin e rrugëve vinin figurën e Hekatës me tre trupa e tri kokë (ajo identifikohej me Semelën, Artemidën, dhe Persefonin)…Në mesjetë dhe në kohën e re ajo quhej si mbrojtësja e shejtanëve.
Sipas satanistëve (shejtanëve) data e 31 gushtit parashikon kthimin prap të simboleve dhe të numrave, po në këtë ditë bëhen flijime për nder të Hekatës! Për egjiptianët dhe Vëllazërinë, “biri” i Zotit ishte Horusi, ashtu sikurse Jezeusi për të krishterët ortodoks që konsiderohet të jetë “biri” i Zotit; Horusi kishte lindur nga Isida pasi burri saj Osiridi ishte vrarë prej Setit, ashtu sikurse Jezuesi kishte lindur nga fryma e shenjtë nga nëna Mari; Isida kishte mbledhur 14 pjesët e trupit të burrit të saj Osiridit, por nuk kishte arritur t’i gjente penisin; -kështu krijoi një penis artificial dhe u mbars vetë për të lindur më pas Horusin, mbretin Diell të rilindur, ashtu sikurse besohet edhe ringjallja e Krishtit…?!
Janë Vëllazëria Babilonase ajo që krijuan “fenë” dhe “shkencën” zyrtare, janë shoqërit e fsheta ato që kanë ndikuar në krijimin e këtyre dy institucioneve, të thuash se je vetë Zoti ose i dërguari i Zotit, është një përçmim ndaj vetës dhe të flijosh të tjerët që të besojnë në emër të një besimi fetar, që janë krijuar për t’i sunduar dhe mbajtur nën kontroll popujt e botës nga ana e Vëllazërisë ose Fisnikërisë së Zezë.
Shtroj pyetjen e arsyeshme e reale deri kur do të sundoj kjo pakicë, dhe të bëjë çfarë të dojë me fatin e shumicës mbarënjerëzore…? Pse duhet besuar edhe sot historit e “profetëve” apo të “heronjëve” hyjnor siç i quan kjo shoqëri e fshehtë e mistershme sunduese e botës…? Kur dihet fare mirë, kur sot kemi një teknologji dhe arsimim të përparuar shkencor, kemi të bëjmë me disa histori profetësh që nuk kanë ekzistuar fare në shekujt e ndryshëm historik që përmendën në shkollat misterike…? Ndaj pyes vetën a mund njerëzimi që nuk i përket shoqërive të fshehta histerike (misterike), që të kontrollojnë fatin e vetë…? Bindja ime është se dashuria për jetën e lirë, dhe jo robërinë e vdekjen që të dërgojnë për t’i kënaqur interesat e shoqërive të fshehta, ngritja në nivelin e lartë të vetëdijesimit duke hapur zemrat dhe ndriçuar me dije mendjet për t’i dale në ndihmë njëri tjetrit kundër fatkeqësive e tragjedive që i shkaktojnë njerëzimit forcat e errëta e sketërrore sataniste të shoqërive të fshehta, duke u bashkur forca e mbarnjerëzimit kundër tyre, njëkohësisht mund të shpëtojnë duke u arsimuar, duke studiuar, duke lexuar për të fituar sa më shumë dije. Për të arrritur kuptueshmërinë dhe urtësinë në flakjen e forcave të errëta e negative nga vetëvetja jonë, sejcili prej nesh zotërojmë brenda vetës energji pozitive ndërvepruese të lidhemi me pafundësinë e të besuarit në Zotin Një që s’ka asgjë të përbashkët me profetët e heronjë të rrejshëm hyjnor të krijuara nga shoqërit e fshehta misterioze që duan të arrin sundimin e popujve të botës pambarimisht.
Mënyra e vetme për t’u lidhur me dashuri të pastër hyjnore me Zotin tonë është të shprehim e jetojmë, por edhe të besojmë me sinqeritetin më të madh në Krijuesin e Gjithësisë Zotin Një; Përgjithmonë njerëzimi duhet të heqë nga vetja kontrollimin dhe sundimin e një pakice, ndaj shumicës tjetër, që në emër të perëndive e perëndeshave, të profetëve të rrejshëm, të mbretërve e mbretëreshave nuk duhet njerëzimi të mbetën në burgun e vetëdijës kolektive të cilën gjë e do Vëllazëria, për këtë ata shkaktojnë mospajtime, dyshime, hamendje, konflikte e lufta të vazhdueshme në mes njerëzve dhe shteteve, por edhe brenda shtetërore, nëpërmjet atentateve terroriste, ngecjës së zhvillimit ekonomik në disa prej shteteve të botës, duke krijuar pabarazi sociale, mos arsimim të mirëfilltë, shëndetësin të lënë pasdore, e shumë ngjarje të tjera që përbëjnë në vete enrgji negative janë të planifikuara nga Vëllazëria Babilonase, për t’i mbajtur popujt e botës të izoluar, në gjendje frike, një frikë të madhe shkaktojnë nëpërmjet fesë që në emër të Zotit, krijojnë “Frikën e Zotit”, frikën nga vetëvetja, nga vdekja e ndëshkimi i Zotit.
Sot mendojnë disa nga studiuesit e këtyre temave të ndieshme njerëzore se gjendemi në “Kthesën e Madhe të Kohëve”, e krijimit të një vetëdije më të lartë në kundërvëmje të së keqës dhe në kalimin e së mirës së përgjithshme, këto ndryshime po ua heqin shoqërive të fshehta perdën e hekurt duke ua zbuluar atyre identitetin e vërtetë, ej, ju njerëz të së keqës lerëni më këto manipulime e marrëzi, andaj o njeri je vetë zot i fatit tënd, je t’i ai që ke lejuar që mendimet dhe ndjenjat tua të manipulohen, nga feja, nga politika, nga mjekët, mësuesit, profesorët, akademikët “mendjendriturit” të cilët i përkasin forcave të errëta negative të shkollave misterike, ndaj e kemi atë fjalën e urtë shqipe: “Ç’të mbjellësh do të korrësh”. Ndaj jeta dhe fati janë në dorën, në zemrën, në mendjën tënde, mos e lërë të ikën dhe ta rrëmbejnë të tjerët që nuk ta duan të mirën e të mbarën, ta duam jetën dhe vetën që makthi e frika jonë, të jenë makthi dhe frika e tyre, vetëm kështu sundimi dhe kontrolli i tyre do të merrte fund, zgjedhja është sërish në dorën tënde, do që makthin e frikën ta kthesh në dashuri dhe burgun në liri, mos puno për interesin e tjetrit, por puno, krijo e vepro për të mirën dhe mbarësin tënde, kurrë fatin tend mos e lë ta keqpërdor tjetri.(Fund)