16.5 C
Prizren
E hënë, 10 Mars, 2025

Mbi 50 raste nga pickimi i rriqrave në Malishevë (Video)

Mbi 50 raste të pickimit nga rriqrat janë raportuar në Malishevë, por asnjë rast nuk ka pasur me ethe hemorragjike. Ndërkaq, në fillim të muajit të ardhshëm do të filloj edhe procesi i dezinfektimit.

Me rritjen e temperaturave, kanë filluar edhe paraqitja e rasteve të para nga pickimi i rriqrave në Komunën e Malishevës.

Megjithatë, sipas shefit të shërbimit informativë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Malishevë, Shkelzen Sahitaj krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka një numër më të vogël të rasteve.

“Në muajin e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë rreth 100 raste, ndërsa tani ka gati përgjysmë më pak të pickuar pra rreth 55 raste”, thotë për RTV Dukagjinin, Shkelzen Sahitaj.

Në rënien e rasteve, sipas tij kanë ndikuar disa faktor.

“Njëri prej faktorëve kryesor për rënien e numrit të pickimeve është vetëdijesimi i popullatës. Numri më i lartë i të pickuarve ndodh kur moti është më i ngrohtë”, shton më tej Shkelzen Sahitaj, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës Liridon Hoti, thotë se në këtë komunë ka filluar të bëhet  repelimi i kafshëve, ndërsa nga muaji maj do të filloj edhe dezinsektimi.

“E kemi filluar me ligjërata në shkolla e cila ka një ndikim të jashtëzakonshëm në terren. Ndërsa faza e dytë është repelimi i kafshëve, të cilat Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë”, deklaroi Liridon Hoti.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për mes një komunikate për media, ka bërë të ditur që deri tani nuk është shfaqur asnjë rast i dyshimtë me ethe hemorragjike. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Më Shumë

Dalin foto nga momenti i takimit të fundit të Eglit dhe Gjestit në dhomën e rrëfimit dhe çfarë tha ajo në lot

Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm mes banorëve, por edhe tek...

Arrestohen në Prizren dy persona të kërkuar, dërgohen në vuajtje të dënimit

Janë arrestuar dy persona të kërkuar në Prizren. Sipas policisë, të dy janë dërguar në mbajtje, dhe janë të dënuar me mbi një vit burgim. Më...

Lajmet e Fundit