Mbyllen 16 lokale në Prizren

Gjashtëmbëdhjetë lokale janë mbyllur mbrëmë në Prizren.

Drejtori i Inspektorateve, Edon Muçaj, ka konfirmuar në rrjetin social Facebook mbylljen e lokaleve, pa treguar arsyet.

“Sot, u zhvillua aksioni i dytë për mbylljen e lokaleve të natës nga policia e qytetit tonë, aksion i cili po asistohet edhe nga inspektorët e sektorit të tregut dhe atij sanitar. Sipas të dhënave nga tereni, me aksionin e sotëm kemi gjithsej 16 lokale të mbyllura”, ka shkruar Muçaj /PrizrenPress.com/

Më Shumë

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

A u sabotua LDK’ja për shkak të “bashkimit”? Ish-deputeti, Xhavit Ukaj publikon rezultatet nga bastioni i partisë në Piranë të Prizrenit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka publikuar rezultatet e nëndegës së LDK-së në Piranë, bastionin tradicional të këtij subjekti politik...

Lajmet e Fundit