Policia e Kosovës vendos në funksion radarët me fotografi

Policia e Kosovës ka filluar të përdor radarët me fotografi për të identifikuar vozitësit që shkelin rregullat në komunikacion.

Këta radarë janë përdorur të enjten në lagjen Veternik të Prishtinës, raporton Gazeta Insajderi.

Policia ka publikuar nga ky aksion në Prishtinë në të cilin shihet automjeti cak me të dhënat e shpejtësisë, të nxjerra në formë kuponi.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete policore të kombinuara, si projekte sensibilizuese me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit dhe po ashtu veprime ndaj kryerësve të kundërvajtjeve në trafik”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë.

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Lajmet e Fundit