11.7 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Me votat e rregullta, Vetëvendosje do të ketë kaq ulëse në Kuvendin e Kosovës

Me përfundimin e numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka fituar 56 ulëse në Kuvend.

Formula me të cilën Kuvendi i Kosovës ndan ulëset është “Sainte-Lague”. Pasi që 20 ulëse nga 120 sa janë në Kuvend, janë të rezervuara për minoritetet, partitë shqiptare luftojnë për 100 ulëset tjera.

Ulëset që mbesin “të zbrazëta” si pasojë e përqindjes së votave që shkon për partitë që nuk kalojnë pragun prej pesë për qind, u ndahen partive parlamentare.

Në përllogaritjen aktuale, përqindja e përbashkët e partive që s’kanë kaluar pragun është mbi 11 për qind. Kjo nënkupton që 11 ulëse do të ndahen për katër partitë që kanë kaluar pragun: VV-në, PDK-në, LDK-në e AAK-në, shklruan Koha.net

Lëvizja Vetëvendosje, që pas numërimit të votave të rregullta ka 47.85 për qind të votave, ka siguruar 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës, si e dyta, me 17.4 për qind, ka 20 ulëse. Lidhja Demokratike me 13 për qind do të marrë 15 ulëse, ndërsa AAK-ja do të jetë grupi më i vogël parlamentare me nëntë deputetë.

Sot pritet të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Më Shumë

Spektakli i basketbollit në Prizren

Nga 11 deri më 15 shkurt palestra ‘Sezai Surroi’ do të jetë spektakël i basketbollit për Kupën e Kosovës. Më 11 shkurt do të zhvillohen...

Portreti i Ymer Prizrenit pasuron fondin e muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kompleksi i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka pasuruar fondin e tij muzeal me një vepër me vlerë të veçantë kombëtare: portretin e...

Lajmet e Fundit