Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtojë një thertore me vlerë 2.5 milionë euro e cila do të jetë në shërbim të shoqatës dhe të qytetarëve.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj.

“2.5 milion euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve”, shkruan Muharremaj.

Ai njoftoi se e kanë nënshkruar kontratën mes komunës dhe shoqatës, ku do të krijojnë 50 vende pune.

“Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune. Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve”, shkruan Muharremaj. /Telegrafi/