9.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Merret vendimi, nga kjo datë nxënësit kthehen në shkolla

 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga 19 prilli në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitat, mësimi do të bëhet pa kufizime për pjesmarrje fizike të nxënësve në shkolla, raporton Gazeta Express.

Ajo bëri të ditur se bashkë me IKSHPK-në dhe MSH-në kanë marrë vendim që nxënësit të kthehen në shkolla.

“Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore. Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”, ka shkruar ministrja./Express/

Më Shumë

35 aksidente me të lënduar dhe 2,233 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku bëhet e ditur se janë regjistruar 35 aksidente trafiku me...

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e...

Lajmet e Fundit