9.6 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Mësohet finalisti i parë i Champions League

Ka vijuar spektakli në kupat e Europës. Sonte u mësua edhe finalisti i parë i Champions League. PSG mposhti 3-0 Leipzg dhe kampionët francezë tashmë presin emrin e finalistit të dytë mes Bayern Munchen dhe Lyon.

RB Leipzig vs PSG (Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

PSG e ka nisur me vrull ndeshjen. Ekipi francez gjeti menjëherë golin në minutën e 13?. Di Maria krosoi drejt zonës dhe Marquinhos u shkëput bukur me kokë duke gjetur rrjetën për 1-0. PSG në 42’ shënoi golin e dytë. Portieri Gulacsi i dorëzoi topin PSG-së. Neymar nxorri mjaft mirë Di Marian para portës dhe ky i fundit nuk gaboi për 2-0.

E dyta nisi mirë për gjermanët, por u mungonte finalizimi. Në 56’ PSG shënoi golin e tretë. Ishte një aksion i ndërtuar pa shumë pretendime, por mbrojtja e gjermanëve është totalisht në panik dhe lejoi hapësira për sulmuesit e kampionëve të Francës. Ata nuk gabuan dhe gjetën golin e tretë me Bernat.

Leipzig duket i pafuqishëm për të shënuar një gol, ndërkohë që PSG shfaqet sërish rrezikshëm, me Mbappe që kërkon një gol. Në minutat e mbetura ndeshja ishte e luftuar, në dy portat pati raste, por nuk u shënua gol. Fiton PSG 3-0 dhe shkon në finale.

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron tre patenta për tejkalim të shpejtësisë

Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren kanë sekuestruar tre patentë shoferi pas shkeljesh të rënda të kufirit të lejuar të shpejtësisë. Operacioni u realizua...

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me...

Lajmet e Fundit