16.8 C
Prizren
E hënë, 20 Mars, 2023

Meta në Prizren, takon qytetarët e strehuar në Kampin e Inovacionit

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Presidenti Ilir Meta sot është takuar edhe me tw  strehuarit në Prizren që u janë shkatërruar banesat nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Meta bashkëbisedoi me ta për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet të saj.Presidenti Meta falenderoi Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore ndaj shqiptarëve të Shqipërisë.

Gjithashtu, Meta falenderoi vullnetarët që po shërbejnë në Kampin e Inovacionit në Prizren.

Më Shumë

Nisin hetimet për vdekjen e një personi në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar të hënën se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse,...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Sipas njoftimit të IHK-së,...

Lajmet e Fundit