Mick Jagger: Chuck Berry u dha jetë ëndrrave tona

Në një deklaratë të veçuar nga ajo e grupit të tij Rolling Stones, vokalisti Mick Jagger ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Chuck Berryt.

Ai poashtu ka dhënë falënderimet e tij të përzemërta për yllin e rokenrollit, njofton Klan Kosova.

“Jam shumë i pikëlluar që dëgjoj për vdekjen e Chuck Berryt. Dua ta falënderoj për tërë muzikën frymëzuese që ai na e dha. Ai i ndriti vitet tona të adoleshencës, dhe u dha jetë ëndrrave tona të të qenit muzicientë dhe performues. Tekstet e tij, mbi të gjitha, hodhën një dritë të çuditshme mbi ëndrrën amerikane. Chuck, ti ishte i mrekullueshëm, dhe muzika jote është e gdhendur përgjithmonë në ne.”, shkruante në deklaratën e tij.

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit