5.4 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Millaku: Ndryshimi vjen vetëm me Albin Kurtin

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë se Albin Kurti duhet patjetër të kandidojë për postin e kryeministrit dhe se, edhe po të dojë të dorëhiqet nga kandidimi, kryesia e partisë nuk do ta pranojë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Edhe po të dojë Albin Kurti të heq dorë nga kandidimi për kryeministër, ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë. Albini nuk vendosë këtu individualisht por vendosë kryesia e partisë, vendosin organet më të larta. Në bazë të informacioneve që i kemi në terren, nuk është interesi i anëtarëve e as interesi i përgjithshëm që Albini të largohet nga kandidimi”, ka thënë Millaku për Insajderin.

Millaku ka treguar se në diskutimet për një koalicion të mundshëm me LDK-në, po merret nënkryetari i partisë, Glauk Konjufca. Ajo ka thënë se ndryshimi në Kosovë vjen vetëm me Albin Kurtin si kryeministër dhe sipas saj, që nga qytetari i thjeshtë e deri tek akademiku, të gjithë e dinë që përpos Kurtit, ndryshim në këtë vend nuk ka.

“LDK-ja duhet me u bind në këtë drejtim, duhet me pas bashkëpunim patjetër me LDK-në sepse ndryshimi nuk bënë ndërsa Kurti duhet t’iu prijë disa proceseve që kanë marrë rrjedhë”, ka potencuar tutje ish-deputetja Millaku për Insajderin.

Sa i përket mundësisë për koalicione të tjera, VV është kategorikisht kundër.

“Jo, nuk vijnë në shprehje koalicionet e tjera, s’ki me kë të bësh, AAK-ja ka qeverisë deri më tani, e kemi parë zhvatjen e saj, e kemi parë edhe zhvatjen e këtyre të tjerëve, pra, nuk e shohim të arsyeshme”, ka shtuar tutje Millaku.

Se si duhet shkuar Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion, Drita Millaku ka thënë se koalicioni parazgjedhor do tregonte më tepër seriozitet bashkëpunimi./Insajderi.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Lajmet e Fundit