8.3 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Ministri Çeku: Prizreni nga sonte hap dyert për Dokufestin, ngjarjen më të madhe të artit e filmit në vend

Sonte në Prizren ka filluar festivali i filmit dokumentar të metrazhit të shkurtër, ‘Dokufest’.

Në një postim në Facebook, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se ‘Dokufest’ është një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore, ku për nëntë ditë qytetarët dhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë programin e pasur me filma dokumentarë e të metrazhit të shkurtër.

Në vijim postimi i ministrit Çeku:

Prizreni nga sonte hap dyert për Dokufestin, ngjarjen më të madhe të artit e filmit në vend.

Një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Europën Juglindore tashmë është formësuar në institucion të krijimtarisë dhe edukimit artistik, me të cilin krenohemi të gjithë.

Përgjatë nëntë ditëve, qytetarët dhe vizitorët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë programin e pasur me filma dokumentarë e të metrazhit të shkurtër, në 12 hapësira të ndryshme brenda qytetit, kinematë e hapura, ekspozitat e programet e edukimit.

Mbështetja shtetërore institucionale për këtë edicion ishte më e larta ndonjëherë, ndërsa kthimi në ekonomi siç ndodhi me bienalen Manifesta pritet të jetë po ashtu më i larti ndonjëherë.

Ju ftoj të jeni pjesë e kësaj feste të artit, të shihni filma të jashtëzakonshëm dhe të përjetoni emocione unike nëpër kinematë e festivalit e magjinë e qytetit të Prizrenit. 

May be an image of 1 person, Stari Most and twilight

May be an image of crowdMay be an image of 3 people and beardMay be an image of one or more people and crowdMay be an image of fire and crowdMay be an image of 8 people, street, crowd and text

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Lajmet e Fundit