1.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Ministri Gashi: Shqetësuese ndërhyrjet e politikes serbe në RYCO

Kosova këtë vit e kryeson njërin prej mekanizmave më të rëndësishëm të të rinjve siç është Zyra Rajonale e Bashkëpunimit për Rini (RYCO).

“Është kënaqësi dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme që si përfaqësues i Qeverisë së Kosovës ta kryesoj RYCO-n këtë vit”, ka thënë ministri.

Në Konferencën e RYCO-s që po mbahet në Prishtinë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë të ditur për media për se qeveria e Serbisë ka shkarkuar dje anëtarin e saj nga bordi i RYCO-s, derisa e ka quajtur shqetësuese ndërhyrjen e politikës në këtë bord.

“Sot ishte paraparë të merren disa vendime të rëndësisë së veçantë në takimin e Bordit të RYCO-s, por fatkeqësisht, mungesa e përfaqësuesit nga Serbia i cili u shkarkua dje nga Qeveria e Serbisë vetëm pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen, bëri që mbledhja e Bordit të RYCO-s të ndërpritet në mungesë korumi”, ka shpjeguar ministri.

Ministri ka thënë se Serbia me këtë veprim po e pengon funksionimin e RYCO-s, dhe nuk po i përmbahet marrëveshjes së nënshkruar në Berlin përkitazi me funksionimin e këtij mekanizmi i cili ka për objektiv bashkimin e të rinjve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta nga 6 vendet anëtare të RYCO-s (Kosova, Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia).

Ai po ashtu ministri Gashi tha se ky është lajm i keq sepse Kosova ka qenë e përkushtuar që të shtyj përpara misionin e RYCO.

“Ky është një lajm shumë i keq sepse Kosova ka qenë e përkushtuar që ta shtyjë përpara misionin e RYCO dhe për mua si kryesues i këtij bordi është jashtëzakonisht zhgënjyese veprimi i Serbisë dhe shfrytëzimi i temave politike. Në këto rrethana ne nuk mund të mbajmë takim”, u shpreh ministri duke i bërë thirrje edhe themeluesve të RYCO-s që ta analizojnë se nga po shkon RYCO dhe të definojnë përgjegjësitë që i kanë marr vendet anëtare të RYCO-s.

Ndërkaq Arianit Jashari tha se shkarkimi i anëtarit serb është zhgënjyes dhe shqetësuese.

“Kjo dëshmon realitetin e brishtë në Ballkanin Perëndimor që zëri i të rinjve përfaqësohet nga politika. Të shkarkohet një nga të rinjtë vetëm pse ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim është tepër zhgënjyese. Sot po stopohen edhe disa dokumente që janë jetike dhe për shkak të mungesës së kuorumit ky takim është i dështuar juridikisht sepse nuk ka bazë ligjore për të vazhduar tutje”.

Më Shumë

Prizreni fillon përgatitjet për festat e fundvitit/ Totaj me shaka: Do bëhet më mirë se Prishtina!

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në emisionin e mëngjesit ka njoftuar se qyteti i Prizrenit ka filluar pregaditjet për festat e fundvitit. Ai ka thënë...

Abrashi: Opozita është në panik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se opozita ka hyrë ‘all in’ për zgjedhjet e 9 shkurtit,e që sipas tij, kjo tregon...

Lajmet e Fundit