4.4 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Ministri Gashi viziton këngëtaren Nexhmije Pagarusha

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar në spital, bilbilin e gjuhës shqipe, këngëtaren Nexhmije Pagarusha pas aksidentit të pësuar në banesën e saj.

Ministri Gashi u informua për së afërmi për gjendjen shëndetësore të këngëtares së madhe Pagarusha dhe u shpreh i lumtur që gjendja e saj është e mirë dhe që fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë lëndim më të rëndë pas aksidentit të mbrëmshëm.

“E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe”, u shpreh ndër të tjera ministri Gashi.

Ministri i ka ofruar këngëtares Pagarusha mbështetjen e plotë të MKRS-së për çfarëdo që është e nevojshme për këngëtaren.

Më Shumë

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Shkyçje masive nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në Prizren dhe Suharekë

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A  në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vijuar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë paguar...

Lajmet e Fundit